10/30/2025 9:56:25 AM

PE voton për përdorimin e shpejtë të energjive të ripërtëritshme

Duhet të lexoni

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të zhvillimit të rëndësishëm të energjive të ripërtëritshme në të ardhmen. Për të arritur këtë, do të përshpejtohen lejet për centralet me turbina ere dhe me panele diellore.

Deri në vitin 2030, energjia elektrike e gjelbër duhet të përfaqësojë 42.5 për qind të konsumit të energjisë, krahasuar me 32 për qind deri tani, shkruan DW.

PE-ja e mbledhur në Strasburg ranë dakord që deri në vitin 2030, pjesa e energjive të ripërtëritshme të përfaqësojë 42.5 për qind të konsumit të përgjithshëm. Sipas ligjit të ri, centralet me panele diellore ose me turbinat me erë duhet të autorizohen shumë më shpejt.

“Direktiva e Energjisë së Ripërtëritshme tregon se Brukseli mund të jetë gjithashtu pragmatik dhe jo burokratik”, tha raportuesi Markus Pieper, përgjegjës për ligjin në Parlamentin Evropian.

Zëdhënësi i klimës i të Gjelbërve në PE, Michael Bloss foli për një “revolucion”.

“Ne po çlirojmë kështu energjitë e ripërtëritshme nga zinxhirët e burokracisë”, tha Bloss.

Deri tani, objektivi i BE-së për pjesën e energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2030 ishte 32 për qind. Aktualisht, pjesa e energjisë së ripërtëritshme në konsumin e energjisë së Bashkimit Evropian është rreth 22 për qind. Në Gjermani, kjo përqindje ishte 20.4 për qind vitin e kaluar, sipas të dhënave të Zyrës Federale për Mjedisin.

Në Parlamentin Evropian, 470 eurodeputetë votuan pro rritjes së zhvillimit deri në vitin 2030, me 120 vota kundër dhe 40 abstenime. Vendet anëtare të BE ende duhet ta miratojnë projektin. Por kjo konsiderohet si një formalitet.

Ndryshimi i ligjit është pjesë e paketës së BE për mbrojtjen e klimës, e cila synon të reduktojë emetimet e gazeve serrë me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me 1990.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate