11/4/2025 11:45:32 PM

KOSTT ngre alarmin: Ndërtimet në afërsi të stabilimenteve të tensionit të lartë rrezikojnë njerëzit

Duhet të lexoni

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) shpreh shqetësimin e thellë rreth ndërtimeve në afërsi të stabilimenteve të tensionit të lartë të cilat po ndodhin kohëve të fundit dhe të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e njeriut si dhe cenojnë integritetin dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

Sipas KOSTT-it ditëve të fundit ekipet e mirëmbajtjes së linjave në KOSTT, pas rënies së linjës 110kV nr. 164/1(L123) që lidhë Nënstacionin Gjakova 1 me Nënstacionin Gjakova 2, e cila u shkaktua nga lidhja e shkurtër, dhe pas inspektimeve në teren kanë konstatuar që linja ka rënë në kontakt me një ndërtesë të paligjshme pranë trasesë së linjave energjetike të tensionit të lartë të KOSTT.

Në lidhje me këtë rast i cili cenon zonën e sigurisë, KOSTT ka njoftuar inspektoratin komunal të Komunës së Gjakovës si dhe organet kompetente për të ndërmarr masat e duhura”, thuhet në reagim.

Sipas KOSTT-it në vitin 2015, bazuar në kërkesën e parashtruar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi KOSTT ka lëshuar kushtet teknike për ndërtimin e këtij objektit afarist, megjithatë përkundër Kushteve teknike të lëshuara nga KOSTT sh.a, objekti nuk është ndërtuar në zonën sipas kushteve të lejuara teknike në distancë prej minimum 5 metrave.

Respektimi i rregulloreve të KOSTT sh.a për zonën e sigurisë është shumë i rëndësishëm për garantimin e sigurisë dhe funksionimit të drejtë të sistemit transmetues të energjisë elektrike. Rregulloret e KOSTT sh.a, të cilat bazohen në normat dhe standardet ndërkombëtare, parashohin distancën e sigurisë në të cilën nuk lejohet asnjë ndërtim apo veprim në afërsi, i cili cenon këtë zonë të sigurisë, në mënyrë që të evitohet çdo rrezik eventual”, thuhet në njoftim.

Në fund të reagimit thuhet se KOSTT dënon fuqishëm veprimet e tilla të cilat fillimisht rrezikojnë jetën e njeriut dhe po ashtu cenojnë integritetin e funksionimit të sistemit transmetues të Republikës së Kosovës. /KP/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate