8/25/2025 9:18:27 AM

Aurela Gaçe sqaron arsyen që fshihet pas shkëputjes nga performancat "live"

Duhet të lexoni

Rreth dy ditë më parë, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, lajmëroi publikun se ndryshe nga 11 vite më parë, artistja nuk do të ishte e pranishme në performancat e saj "live" por vetëm me data të caktuar. Ky lajm sigurisht që nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili është mësuar me zërin e artistes, teksa i shoqëron çdo fundjavë më performancat e saj energjike.

Në postimin e saj, artistja shkruante: "Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca "live" prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni iri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo çdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme".

Ndërkohë që ky lajm ka qënë kryetitulli i shtypit rozë, Aurela ka vendosur të bëjë një tjetër reagim në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke treguar se çfarë ka dashur të thotë artistja me deklaratën e bërë para dy ditëve.

"Nuk është çudi që të të mbarojë një bashkëpunim me një vend që nuk është pronë e jotja, apo jo? Kaq pra krisma nuk ka", ka sqaruar artistja në postimin e saj. Por këngëtarja e shumë hiteve muzikore ka vijuar më tej, duke shkruar:"Unë kisha zgjedhur të krijoja skenën time, që para 11-vitesh kur fillova me vëllezërit korçarë. Mbas katër vitesh, më mbaroi kontrata, atëherë u ndërrua vendndodhja ime. Ndërtova skenën time çdo fundjavë në një tjetër klub. Nuk i dihet, e ndërtoj skenën time në hënë tani".

Aurela ka shtuar gjithashtu se kjo është një strategji marketingu që së bashku me këshilltaren e saj, kanë vendosur që artistja të bëjë pak pushim nga angazhimet e tepërta.

"Si çdo artistë në botë edhe këtu, edhe unë kam këshilltare. Drejtoresha e marketingut më sugjeroi të bëja pushim, si strategji marketingu. Zhduku më tha për ca kohë, mos dil më çdo fundjavë "live". Migena ka qënë pjesë e shumë sfidave të mia", përfundon postimin artistja e njohur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Aurela ka deklaruar se ëndërron shumë të bëjë një koncert të madh në stadium dhe shpresojmë shumë që kjo stategji marketingu, ta realizojë ëndrrën e artistes së talentuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate