8/25/2025 10:20:46 PM

LDK: Qeveria u kurthua e ra në grackën e Serbisë, s’diti ta shfrytëzojë administratën Biden për njohjen reciproke

Duhet të lexoni

Një deklaratë e zëvëndëskryeminsitri Besnik Bislimi se Kosova ka bërë një lëshim të madh në Ohër duke hequr dorë nga njohja formale, ka nxitur reagime të shumta.

Lidhur me këtë deklaratë të tij në “Danas”, në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Halimi ka thënë e LDK gjithmonë ka këmbngulur për domosdoshmërinë e një marrëveshje përfundimtare që bosht ka njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarurura dhe sovrane.

Zëdhënësja e partisë që drejton Abdixhiku, thotë se ky ka qenë edhe synimi në dialog që e ka përmendur qysh në fillim edhe presidenti amerikan Joe Biden në letrën e tij.

Megjithatë Halimi thotë se Qeveria Kurti s’ka ditur ta shfrytëzojë këtë momentum, duke u kurthuar në deklarata e veprime të pamatura e shpesh jodiplimomatike dhe duke rënë në grackën e Serbisë.

“Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë momentum të jashtëzakonshëm, të krijuar nga administrata më pro Kosovë që ka qenë ndonjëherë në Washington. Përkundrazi, Qeveria e ka kurthuar veten me deklarime e qasje të pamatur, shpesh jodiplomatike e jobashkëpunuese, në drejtim të aleatëve tanë strategjikë, çfarë ka bërë që ne si vend, nga viktima të gjenocidit, dalëngadalë të fillojmë të shihemi si shtet që prodhon kriza.Ky është një gabim i pafalshëm i krerëve të shtetit tonë, të cilët kanë rënë në gracën e Serbisë, duke e bërë atë të duket properëndimore, ndërsa ne, siç dihet, kemi përfunduar nën sanksione”, ka thënë Halimi për Gazetën Express.

Ajo thotë se deklarimi i numrit dy të Qeverisë së Kosovës për “lëshimin e madh të Kosovës”, s’eviton pasojat e shumta që i pati Kosova dhe gjithashtu sipas saj dëshmon edhe brengën e LDK-së se procesi i dialogut me Serbinë, nga politik është shndërruar në proces teknik.

“Prandaj, pranimi i gabimit për një lëshim të madh të Kosovës nga ana e Zëvendëskryeministrit, nuk eviton pasojat e shumta që i solli Kosovës. Për fat të keq, vetëm se e dëshmon brengën tonë si LDK – qysh në fillim të këtij procesi – atë të shndërrimit të dialogut politik në atë teknik, si dhe krisjen serioze të raporteve me vendet më mike tonat”, ka përfunduar Sibel Halimi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate