8/26/2025 10:05:04 AM

Kthimi në muze i ish-kampit të internimit në Tepelenë

Duhet të lexoni

Ministria e Kulturës shpalli 5 vite më parë marrjen në mbrojtje të ish kampit të internimit të Tepelenës në kuadër të përpjekjeve për ta kthyer atë në një muze kombëtar.

Në këto vite janë bërë përpjekje të vogla për ti kthyer ish kazermat ushtarake në dëshmi të kujtesës ndërsa rrënojat vijojnë të gjejnë interes nga qindra vizitorë vendas dhe të huaj. Studiuesit vlerësojnë se Shqipërisë i mungon një reflektim i thellë për të shkuarën komuniste dhe megjithë iniciativat ligjore ende nuk ka muze për viktimat e komunizmit dhe për ata që vuajtën internimet dhe punën e detyruar.

Dëshmitarët që vijnë në ish kampin e internimit në Tepelenë ku vuajtën qëndrimin nën mbijetesë nga vitit 1949 deri në vitin 1954 janë gjithnjë e më të paktë. Gjoka Paloka nga Kaçinari i Mirditës u tha të afërmve se donte të vinte sërish këtë vit pasi mosha ndoshta nuk do ta lejojë ta vizitojë sërish vendin ku kaloi periudhën më të errët të jetës.

Shumë bashkëvuajtës të tij sot nuk jetojnë më ose e kanë të pamundur të vijnë në këtë vend kujtese. Rreth 3000 persona vuajtën interrnimin në këtë kamp, rreth 500 prej tyre humbën jetën, mes të cilëve rreth 300 fëmijë.

Gjoka erdhi kur ishte vetëm gjashtë muajsh me nënë e tij pasi regjimi komunist i egzekutoi me varje babanë dhe dhe kaloi katër vjet e gjysëm në këtë kamp mes vuajtjesh të mëdha.

“Pasi vranë babën më 7 gusht më 12 gusht na sollën ne këtu në Tepelenë. Isha vetëm gjashtë muajsh dhe kalova katër vjet e gjysëm me nënën.”

Ndërsa Mark Nikolla 86 vjeç është një tjetër dëshmitar që mbart peshën e një dhimbje të madhe pasi humbi nënën dhe vëllanë vetëm një vjeç e gjysëm në internime dhe babanë ia vranë forcat e ndjekjes në malësitë e Mirditës.

Marku ishte 11 vjeç kur e sollën në këtë kamp. Ai e mban mend mirë kazermën ku strehoheshin dhe ikjen e vëllati që vdiq prej të ftohtit . Vëllai u varros me gjithë djep dhe eshtrat edhe sot nuk i janë gjetur pasi varrin ia ndërruan tre herë thotë Marku.

“Erdha 11 vjeç, vetë i nënti, 2 vdiqën në interrnime, nëna në kampin e Beratit dhe vëllai i vogël këtu në kampin e Tepelenës. Të tjerëve na liruan kur u mbyll kampi dhe na dërguan në shtëpi.”

Pavarësisht se kanë kaluar afro 32 vite nga rënia e komunizmit në Shqipëri, ende sa është gërvishtuar e shkuara komuniste , thotë pedagogia e historisë në Universitetin e Tiranës, Enriketa Pandalejmoni.

Sidomos rinia, brezi i ri për sa i përket teksteve shkollore, programeve edukative në shkolla nuk dinë dhe komunzmi trajtohet shumë pak . Kjo për shkak të orëve të kufizuara që janë lënë në dispozicion në tesktet shkollore.”

Zonja Pandalejmoni thotë se ndonëse ka disa inisiativa ligjore ende nuk ka hapa konkretë sidomos për sa i përket muzealizimit. Kemi disa inisiativa ligjore si krijimi i Autoritetit të Dosjeve , krijimi i Institutit për studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit por gjithësesi pavarësisht se egzistojnë këto ligje , qoftë ai i 2010-tës, qoftë ai i 2015-tës ne ende nuk kemi një memorial për viktimat ,ne ende nuk kemi një muze, që janë taksative të shkruara në ligj. Gjithashtu diskursi publik për të shkuarën e komunizmit ka këto dilemat për sa i përket relativizimit të së shkuarës, nostalgjisë, amnezisë”.

Një nga projektet e ristrukturimi të rrënojave që ende nuk po materialohet është ai i ish kampit të internimit në Tepelnë, i propozuar për t`u kthyer në një muze që simbolizon dhimjen e njerëzve që kaluan jetën në kampet e internimit , dëbimeve dhe punës së detyruar.

Ministria e Kulturës shpalli 5 vite më parë marrjen në mbrojtje të ish kampit të internimit të Tepelenës në kuadër të përpjekjeve për ta kthyer atë në një muze kombëtar dhe miratoi edhe ngritjen e një memoriali për rreth 330 fëmijët që humbën jetën në këtë kamp.

Ndërsa 300 qiparizat simbolikë por rriten krijimi i muzeut nuk po bëhet realitet. Bashkia e Tepelenës e ka përfshirë ish kampin në turet virtuale dhe në itineraret kryesore të vizitorëve. Ish kampi është një nga zonat e vizituara sidomos nga turistët nga vendet e Europës Lindore dhe Perëndimore, por edhe nga vizitorët vendas thotë Aleksandër Toti, kordinator i projekteve në bashkinë e Tepelenës.

Procesi ka nsiur pesë vite më parë kur ka filluar të njihet apo të paraqitet historia e kampit muzeal të Tepelenës dhe e ngjarjeve që i përkasin periudhës së viteve 1949-1954 mbi viktimat e regjimit totalitar të komunizmit në Shqipëri. Bashkia e Tepelenës e ka përkrahur dhe ka qenë një proces jo i lehtë për shkak edhe të opinionit dhe ndikimit të historisë së njohur më parë në raport me publikun dhe qyetarët. Është pranuar dhe zona është kthyer në një destinacion “të vogë”’, do ta quaja, pasi është ende shumë herët për të folur për një destinacion vizitueshmërie të qëndrueshme turistike.

Autoriteti i Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe bashkia kanë vendosur në territorin e ish kampit disa panele informimi, por rrënojat ndërkohë po shkojnë drejt degradimit. Një grup deputetësh të opozitës i kanë propozuar këtë vit parlamentit kthimin në muze të burgut të Spaçit dhe të ish kampit të Tepelenës dhe kërkesa pritet të shqyrtohet.

Ish kampi i interrnimit në Tepelenë, një vend që ruan dhimbje e vuajtje të mëdha të një periudhe të errët të Shqipërisë, sot e ndriçon ende shumë më pak qëndresën njerëzore./VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate