9/9/2025 7:19:28 PM

“Të gëzojmë sa i kemi gjallë”/ Përlotet Armaldo Kllogjeri, rrëfimi i ndjerë për të ëmën

Duhet të lexoni

Armaldo Kllogjeri ka qenë në ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku ka folur për sfidat në karrierë dhe suksesin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Por gjithashtu ai ka bërë edhe një rrëfim të ndjerë për nënën e tij, ku edhe u përlot. Maestro u shpreh se nga e ëma e tij ka marrë guximin si dhe tregoi se kohët e fundit nuk e takon shpesh për shkak të angazhimeve të shumta.

 

“Për hir të së vërtetës unë te mamaja ime kam marrë guximin dhe atë pjesën e disa gjërave që edhe nuk mendojmë shumë se çfarë mund të na dalë përpara, por thjeshtë ta bëjmë, ta shijojmë atë që duam të arrijmë.

Ajo, kur e kam pyetur disa herë ‘po si e more vendimin dhe je ngjitur me helikopter e je hedhur?’, e ajo përgjigjet me të qeshur: “Isha 18 vjeçe, nuk mendoja shumë se ça do më ndodhte pas, por doja të shijoja momentin, të ngjitsha një herë në ajër dhe të shikoja si dukej nga sipër. Po nuk e mendoja momentin që do hidhesha nga helikopteri’.

Dhe vërtetë ka qenë një guxim shumë i madh se më thotë se ‘edhe parashutat kur na i vendosën mbi shpinë nuk është se kishin një siguri maksimale në atë kohë’. Por gjithsesi fati deshi që ajo ta kalonte me sukses këtë eksperiencë dhe të sillte në jetë mua dhe vëllezërit.

Në fakt mamaja ka mbaruar institutin e lartë të fizkulturës dhe është shumë aktive, shumë energjike. Mendoj se ka sakrifikuar shumë, e mbase sot duhej të isha më afër saj por nuk më del shumë koha. E ndjej shumë mungesën, praninë, festat që bënim. Edhe pse nuk kishim, të paktën kishim atë dashurinë me njëri-tjetrin, kishim afrimitetin, ishim pranë. Kurse sot jo, jemi larg. Jeta është shumë aktive.

Gjithmonë kur shkoj e takoj, ajo më jep kurajo. Unë i them se jam shumë krenar për ty që je nëna ime. Tani jeta kështu është. Unë them gjithmonë fjalën ‘të gëzojmë sa i kemi gjallë’. Se do vijë një moment që do na largohen nga jeta dhe ky do jetë momenti pak më i çuditshëm për mua se si do e përjetoj këtë moment”, tregon plot emocion Armaldo Kllogjeri


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate