9/10/2025 9:20:23 PM

Çifti italian në Vlorë – Erdhën si turistë, por vendosën të jetojnë në Shqipëri

Duhet të lexoni

Morena dhe Domeniko kaluan Adriatikun vitin e shkuar për të vizituar Shqipërinë.

Erdhën për turizëm por mbetën të befasuar nga natyra, klima, njerëzit dhe mikpritja ndaj vendosën të qëndrojnë më gjatë.

Eksperiencën e re jetësore e nisën në Vlorë.

Pranverën e këtij viti u njohën me dy shqiptarë, pronarë të një restoranti, të cilët i punësuan dhe sot thonë se ndihen si një familje.

Jam nga Vareze, erdha një vit e gjsymë më parë. Njoha Gerin i cili sot është si një vella për mua. Dua të kem një experiencë të re. Banoj në Vlorë, jam qytetar i Vlorës, jam i befasuar nga ky qytet dhe nuk e ndërroj më. Në Itali nuk do të kthehem më, vetëm si turist” thotë Domeniko.

“ Erdhëm si turistë por vendi na pëlqeu shumë dhe vendosëm të qëndrojmë më shumë. Kemi ardhur për një experiencë të re, ndihemi mirë dhe kemi mësuar shumë gjëra” shprehet Morena.

Domeniko punon në bar ndërsa bashkëshortja e tij, Morena në kuzhinë.

“ Këtu punoj në bar, në kuzhinë, jap ndihmë aty ku duhet. Këtu punoj që prej marsit dhe më pëlqen shumë, nuk e ndryshoj më si vend. Eshtë një experiencë e mirë. Fillimi nuk ishte i lehtë por u përshtata shpejt” tregon ai.

“ Punoj në kuzhinë, është punë e re për mua sepse me parë nuk kisha shumë njohuri mbi kuzhinën dhe gatimet. Shqipëria është e bukur, kemi gjetur njerëz të sjellshëm” theksoi ajo.

Thonë se në Vlorë janë njohur edhe me italianë të tjerë të cilët kanë vendosur të jetojnë dhe punojnë në qytetin bregdetar./abcnews.al

Kliko këtu për të parë videon!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate