9/11/2025 6:27:01 PM

Automekanikja nga Gjilani që po thyen stereotipet gjinore

Duhet të lexoni

Në Kosovë, barrierat me të cilat përballen gratë shpesh mund të duken të pakapërcyeshme, por historia e Xhevrijes tregon se me vendosmëri, rruga drejt suksesit është e pakthyeshme.

Duke emigruar në Francë në vitin 2018 pas një aksidenti të bashkëshortit të saj në vitin 2011, ku ai humbi njërën dorë, udhëtimi i tyre jashtë vendit ishte i mbushur me shpresë për një jetë më të mirë dhe ndihmë mjekësore. Pavarësisht përmirësimeve të dukshme shëndetësore që bashkëshorti arriti të gjejë në Francë, familja e tyre vendosi që në vitin 2021 të rikthehet në Kosovë, por jo në jetën që kishin njohur dikur, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Pas riatdhesimit në Kosovë, Xhevrija dhe bashkëshorti nga rrethi i Gjilanit vendosën të ringjallin gradualisht aftësitë për riparimin e automjeteve.

Së pari, nuk mund ta imagjinoja se sa e çuditshme do të ishte për mua të mësoja këtë profesion. Dija shumë pak për riparimin e automjeteve dhe nuk kisha asnjë ide mbi punën. Më duhet të rrëfej se sa herë hyja në vendin e punës, humbesha mes atyre veglave të punës që mezi i blenim”, shtoi Xhevrija.

E rrethuar nga energjia kumbuese e qendrës së qytetit, Xhevrije e gjeti veten jo vetëm duke ndihmuar të shoqin, por edhe duke e zotëruar vetë zanatin. Duart e saj, që dikur konsideroheshin të papërshtatshme për një punë të tillë për shkak të stereotipeve gjinore, tani janë në gjendje të punojnë me çdo mjet që nevojitet për riparimin e automjeteve.

Foto: Indeks Online

FOTO: INDEKS ONLINE

“Nuk mund të jem më i lumtur se kur shoh se si përparoi puna jonë e përbashkët. Xhevrija më mbështeti për të ringjallur profesionin tim pas të gjitha sfidave që kalova, ndërkohë që po e zotëronte profesionin edhe për vete. Jam me fat që kam në krah një grua të fortë dhe të përkushtuar, e cila nuk hoqi dorë të më përsëriste se nga sfidat mund të ngrihemi edhe më të fortë”, thotë bashkëshorti i Xhevrijës.

Vendosmëria e Xhevrijes për një të ardhme më të begatë për të dhe familjen e saj mori shkëlqimin e saj kur themeloi biznesin e saj të riparimit të makinave në korrik të këtij viti, me mbështetjen e Programit të Vetëpunësimit (SEP) të menaxhuar nga Agjencinë e Punësimit në Kosovë.

Nëpërmjet programit asaj iu ofruan pajisje profesionale për riparimin e automjeteve, duke i mundësuar asaj të ruajë me efikasitet stabilitetin e punës. Asaj iu deshën më pak se dy muaj për të krijuar një mjedis pune të avancuar në shërbim dhe mbështetje ndaj klientit./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate