9/14/2025 10:21:16 AM

Suksesi i operacionit “Goditja”: Mijëra patrullime, 90 armë të kapura, 234 të arrestuar

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës me një komunikatë për media kanë njoftuar për ecurinë e operacionit “Goditja”, që është zhvilluar për disa javë rresht në vend.

Sipas tyre kjo është bërë për të shtuar sigurinë në vende ku ka frekuentim të madh të njerzve.

Si rezultat, gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë afro 15 patrullime.

Po ashtu afro 1 mijë lokale janë kontrolluar ndërsa dhjetëra armë të kalibreve të ndryshme janë konfiskuar.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 234 persona sit ë dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Zbatimi i Urdhrit Operativ “GODITJA’ gjatë një muaji

Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, në pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve (lokale hoteliere, bare nate, kafiteri etj), ka hartuar dhe zbatuar një urdhër operativ (UO “GODITJA”).

Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore, kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale.

Që nga 8 gushti 2023, kur ka filluar së zbatuari urdhri në fjalë, e deri më 6 shtator 2023 (një muaj), nga zyrtarë policorë të angazhuar në zbatim të ‘GODITJËS’, janë shënuar aktivitete si më poshtë:

Numri i patrullimeve në zona urbane: 14417 patrullime,

Numri i pikave të kontrollit të automjeteve: 12511, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test,

Numri i veturave të kontrolluara: 72386 vetura,

Numri i lokaleve të kontrolluara: 966 lokale,

Numri i personave të arrestuar: 234 persona,

Numri i armëve të zjarrit të konfiskuara: 77 revole, 13 armë të gjata,

Numri i municionit të konfiskuar: 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate