9/16/2025 8:25:24 AM

Hashim Thaçi vjen në Kosovë, kjo është arsyeja

Duhet të lexoni

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë familjare në Kosovë.

Thaçit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë i është aprovuar ardhja në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara për të vizituar babain e sëmurë.

Kjo është konfirmuar për Reporterin nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Vizita është lejuar siç ceket në përgjigje për “arsye bindëse humanitare”.

Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporterin.

Ish presidenti aktualisht ndodhet në Burojë, aty ku jetojnë prindërit e tij.

Babai i ish-presidentit Thaçi, në moshë të shtyrë, prej kohësh është i sëmurë. Para pak ditësh, për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, është trajtuar edhe në spital.

Ish presidentit Thaçi një vizitë e tillë i ishte aprovuar edhe në maj të këtij viti për shkak të siç ishte cekur nga trupi gjykues “arsyeve bindëse humanitare”.

Atë kohë Thaçi kishte qëndruar vetëm disa orë në Kosovë për të vizituar nënën e cila kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë se, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori 2020. Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate