9/17/2025 10:23:42 PM

Brukseli pritet t’i ‘ndezë motorët’ në shtator: Borell kthehet nga pushimi, po punohet për takimin Kurti-Vucic

Duhet të lexoni

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, më 20 korrik kishte filluar pushimin e tij të verës, duke e lënë kështu në pauzë për pak kohë edhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Megjithatë muaji shtator pritet të kthejë tempon në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Borell do të rikthehet në zyrë në shtator, ndërkohë veçse është filluar të flitet për përgatitjet dhe një takim të mundshëm të nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Këtë e kanë konfirmuar edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak dhe kryeministri Albin Kurti pas takimit që kanë pasur dje në Bled të Sllovenisë. Emisari sllovak ka përmendur muajin shtator.

“Patëm një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti sot në Bled. Temat kryesore të diskutimit ishin përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së 3 qershorit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajcak.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se në takimin me emisarin sllovak kanë diskutuar për mundësinë e takimit të radhës të nivelit të lartë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Themelore.

Më 19 korrik në Bruksel kishte qëndruar zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ishte takuar me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

Bislimi kishte treguar se pse s’kishte pasur një takim trepalësh në Bruksel, meqë ishte i pranishëm edhe Petar Petkovic.

Numri dy i qeverisë së Kosovës kishte thënë se ishte qëndrim i Lajcak që një takim i tillë jo domosdoshmërisht do të kishte kontribuar në finalizimin e dokumentit të sekuencimit për zbatimin e Marrëvehsjes bazike dhe se për një gjë të tillë kërkohet një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

“Ka qenë si duket qëndrim i Lajcakut, që në këtë moment takimi trepalësh jo domosdoshmërisht kish kontribu në finalizimin e dokumentit, spese menodjnë që ka nevojë për para koordinim shtesë para se kjo të ndodhë. Madje ka ide që plani i sekuencimit kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, sepse qartazi kryenegociatorët s’mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme. Mendoj që ka të bëjë edhe me atë se në ç’masë kryenegociatorët kanë autoritet për të negociuar diçka deri në fazën finale”, kishte deklaruar Bislimi pas takimit me Lajcak në Bruksel./GazetaExpress/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate