9/18/2025 9:34:21 PM

Shqiptari i dënuar për vrasje në Britani bëhet VIP në Tik-Tok, Daily Mail: Flirton dhe luan lojëra online nga burgu

Duhet të lexoni

Edhe pse i dënuar me 32 vjet burg për vrasje, shqiptari Eugert Merizaj transmeton vazhdimisht live në Tik-Tok nga qelitë në Britaninë e Madhe. Mediat shkruajnë se i riu flirton me femra dhe luan lojëra online, pavarësisht se celulari në burg nuk lejohet.

Mediat britanike denoncojnë rastin e një shqiptari të dënuar për vrasje, i cili transmeton live në rrjetin social tik-tok nga qelia e burgut në Britaninë e madhe.

Siç shkruan Daily Mail, Eugert Merizaj në këto transmetime flirton me femra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera.

Media britanike shkruan se i riu, i dënuar me 32 vjet burg për vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr 'dhurata' virtuale nga admiruesit, të cilat ai mund t'i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj ka transmetuar vazhdimisht biseda 5-minutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit.

Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Merizaj u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të 'blinte një tjetër'. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili me vlerë 2 mijë paund.

Ngjarja për të cilën është dënuar Eugert Merizaj ndodhi në 14 shtator të vitit 2019 pas prishjes së pazareve të drogës mes bandës së shqiptarëve dhe një 30-vjeçari nga Kurdistani, babai i dy fëmijëve.

Sipas dëshmive në gjykatë, gjithçka u zbulua nga një papagall, i cili kishte fluturuar jashtë kafazit pasi kishte dëgjuar të shtënat.

Sipas vendimit të gjykatës, edhe pse Merizaj nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës, por ai ka planifikuar gjithçka për ekzekutimin e kurdit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate