9/19/2025 8:31:17 AM

Bebe Rexha numëron sukseset që i solli bashkëpunimi me Guettan

Duhet të lexoni

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, si një vit më parë publikoi këngën e saj “I’m Good” në bashkëpunim me DJ David Guettan.

Kënga e cila fillimisht u publikua si shaka në TikTok, u bë virale në këtë rrjet social dhe fansat kërkuan me ngulm një version të plotë.

Dhe versioni i plotë erdhi vetëm pak kohë më pas dhe me një klip të xhiruar në Ibiza, ndërsa kënga menjëherë filloi të pushtonte top-listat botërore të muzikës.

“I’m Good (Blue)” arriti të renditet e para në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa u vlerësua me çmimin e ‘bashkëpunimit më të mirë’ në MTV Europe Music Awards 2022.

Pas një viti, 33-vjeçarja përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka kujtuar suksesin e kësaj kënge përmes sekuencave nga klipi dhe paraqitjet e saj ku e ka kënduar këtë këngë.

“I’m Good (Blue)” erdhi ekzaktësisht një vit më parë. Ne ju duam kaq shumë që e bëtë këtë këngë kaq speciale”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.

Rexha këtë vit publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Bebe”, pjesë e të cilit është edhe mega-hiti “I’m Good (Blue)”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate