Edhe martesa e tretë e Britney Spears dështoi. Pas 14 muajsh martesë, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Sam Asghari po divorcohen.
Pas bërjes publik të lajmit për divorcin, këngëtarja reagoi duke thënë se: “Nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt.
Unë e luaj fort për një kohë të gjatë dhe 'Instagram'-i im mund të duket i përsosur, por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë.
Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia".
Duket se këto fjalë ajo i pasyqron më së miri në videot e fundit që ka publikuar në "Instagram"-in e saj.
Ajo shfaqet në superformë me të brendshme duke kërcyer, ndërsa ka bllokuar komentet në "Instagram"-in e saj.