9/20/2025 7:54:37 AM

Njihuni me 14 librat që duhet dhe s'duhet t'i lexoni

Duhet të lexoni

Leximi i një libri ka një vlerë të paçmueshme për zhvillimin personal dhe intelektual për individin. Përmes librit, ne ndërtojmë njohuri të reja dhe hapim horizontin në kuptimin e funksionimit të botës por dhe të njerëzve që jetojnë në të. Na mundëson të udhëhiqemi nga aventurat e reja, të zgjerojmë horizontet tona dhe të mësojmë nga përvojat e personazheve fiction apo nga ato të vërtetë. Leximi rrit aftësitë tona të kritikës dhe analizës, ndihmon në zhvillimin e imagjinatës dhe të aftësisë së shprehjes. Përveç kësaj, leximi redukton stresin, rrit nivelin e relaksimit dhe ndihmon në zgjerimin e fjalorit tonë. Në një botë ku informacioni është tepër i larmishëm, leximi i librave ofron një mënyrë të ngadalët për të reflektuar dhe për të përjetuar një lidhje të thellë me idetë dhe historitë e shumta që ato ofrojnë. Më poshtë ne ju njohim me 14 librat që duhet dhe s’duhet ti lexoni…

Udhëtim në trojet shqiptare

KARL MAY

Megjithëse Karl May i përshkruan shqiptarët jo edhe me aq tone pozitive, nuk mund të provohet se ai e bën këtë me qëllim fyerjeje apo denigrimi. Për shkrimtarin shqiptarët ishin lëndë letrare, imazhi për ta i shërbente atij për të krijuar një letërsi aventureske plot të papritura, rreziqe e peripeci, ku në fund fitonte gjithmonë e mira ndaj së keqes.

“Krokodili” është një vepër e rëndësishme letrare, jo vetëm për vetë veprën, por për kritikat me të cilat përballej Dostojevski për shkak të një opinioni të gabuar publik. Ashtu si sot, edhe ne përballemi me të njëjtin problem të një opinioni më të madh publik, i cili nuk është gjithmonë i vetëdijshëm për faktet, ku emocionet mund të ngatërrojnë logjikën tonë.

The Blue Nowhere

JEFFERY DEAVER

Aftësia e një libri të mirë thriller/krimi është pikërisht kjo, ta mbarosh me një frymë sepse je në ankth për çfarë do të ndodhë në faqen tjetër, në kapitullin tjetër. Ky libër e bën këtë plotësisht. Po kaq i aftë është autori i librit për të mos shitur fundin shumë herët. Historia ka aq shumë kthesa, aq shumë AS-a nën mëngë sa vetëm kur lexon faqen e fundit ti e kupton se “The Blue Nowhere” ka përfunduar

Në libër do të gjeni një sërë simbolesh që fshehin kode që duhen deshifruar, një top kristali të shndritshëm, një hartë botërore të vendndodhjes së magjistarëve, libërtha që shpjegojnë se si mund të përdoren formulat magjike, një dragua të lëvizshëm që mund ta mbani në qafë dhe që ju ndihmon të gjeni kafshët magjike, një pako me tetë karta për të zbuluar të ardhmen, puplën e feniksit dhe jo vetëm…

Colorless Tsukuru Tazaki and His Years of Pilgrimage

HARUKI MURAKAMI

Një prej arsyeve kryesore e suksesit të Murakamit si novelist është interesi i tij i njëkohshëm në konflikt dhe prozë. Romanet e tij “Kronikat e Zogut Kurdisës” (1994-95) apo “Norwegian Wood (1987) janë histori misterioze të cilat gërshetojnë natyrën e protagonistit me suspansën e përgjithshme të historisë. Të gjitha aspektet shkëlqyese të autorit mund ti gjejmë në këtë libër, duke përfshirë edhe një kolonë zanore të historisë dhe një interesim i madh për seksin.

Rënia e së ardhmes: Arti, korrupsioni dhe fundi i tranzicionit shqiptar

VINCENT W.J. VAN GERVEN OEI

Në ndryshim nga shumë perëndimorë, pa përjashtuar gazetarë e ekspertë të rajonit, njohja e të cilëve mbi Shqipërinë kuptohet lehtë se është një koleksion idesh të mbledhura në tryeza kafenesh apo nga lexime të të tjerëve, Vincent W.J. van Gerven Oei bën pjesë ndër ata perëndimorë, me të cilët ne shqiptarët që thithim përditë “drogën Shqipëri” kuptohemi menjëherë, pasi ai e ka provuar edhe vetë atë

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit

HARUKI MURAKAMI

Ky roman i Murakamit, si shumë rrëfime të tjera të tij, endet mes reales dhe surreales së mjedisit të njohur të prozës së tij, ajo është një histori me një intensitet të lartë rrëfimi, që i jep ndjenjës së dashurisë përbërjen fluide të gjërave që i ke dhe nuk i ke njëherësh.

Shtatë Bashkëshortët e Evelin Hygosë

TAYLOR JENKINS REID

“Shtatë bashkëshortët e Evelin Hygosë” nuk është fort një libër shezlloni sepse bart një dramë të fortë në fund dhe një zgjidhje realiste por të dhimbshme. Nëse doni të lexoni një libër argëtues ky është libri që po kërkoni. Njësoj si “Babylon” i Damien Chazelle, mbas vellos shkëlqyese të Hollywoodit fshihen sfumatura jo fort vezulluese, të cilat burimin e kanë tek cdo lloj ndjesie tjetër veçse dashuria, e të mendosh se pretendohet që kjo industri, motivues kryesor ka dashurinë.

I mbushur me seksizëm, stereotipe blatante në çdo faqe. Ky libër është ekuivalenti i filmit “The Room” (konsideruar filmi më i keq në histori) me të vetmin ndryshim që nuk do të kthehet kurrë në një legjendë që të shkrin gazit. Fjali në muret e tualeteve publike janë më të bukura se fjalitë e këtij libri. Edhe pse Tate hiqet heroina e librit nga autorja, Miles është boshti i librit. Miles dhe drama e tij, e të shkuarës, që e ka tronditur aq thellë sa e ka kthyer në një makinë seksi automatike për vajzat si Tate që nga jeta duan vetëm orgazma. Edhe në pornot më të dobëta vë bast që konflikti nuk është kaq patetik.

Orwell’s Roses

REBECCA SOLNIT

Domethënia e kopshtarisë në jetën dhe veprimtarinë e një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekulllit të 20 [e 21] lidhet me domethënien e kësaj veprimtarie gati idilike në jetën e çdo kopshtari apo njeriu që jetën e ka të lidhur ngushtë me natyrën; bukuri e të sotmes, shpresë e të nesërmes, dëshirë për të krijuar diçka që ngel për brezat që do të vijnë. E sikur të mos mjaftonin këto, libri i bën jehonë të vazhdueshme por jo prepotente, politikës.

Antologji e poetëve të harruar

“Antologji e poetëve të harruar” nuk sjell vetëm vlerën e një poezie të mrekullueshme, por ka dhe vlera të rëndësishme studimore, që secili nga ne do të donte që të njihte.Vetë autori ka bërë një punë shumë të madhe për t’i zbuluar këta poetë dhe për t’i sjellë në kujtesë, të cilët befas duken sikur janë fshirë krejtësisht nga letërsia. Jo thjesht gjatë 50 viteve të regjimit komunist, por edhe më pas. Disa prej tyre janë mjaft të njohur, ndërsa një pjesë tjetër nuk ia kemi dëgjuar emrin dhe janë poetë të një niveli të lartë, të cilët kanë shkruar poezi gjatë viteve ’30 e ’40 e që janë botuar në revista të ndryshme.

Edhe pse libri hyn në ata të vështirët, disa pasazhe janë vërtet të ndërlikuara, mesazhi dhe shenja që lë tek lexuesi është i pashlyeshëm. Një nga ata librat që nuk do e harrosh dot mbasi e ke lexuar, për shkak te gjenialitetit të autorit për të ngjizur fjali të pasura të një historie tërheqëse. “Brave New World” është një vëzhgim ogurzi i realitetit që mund të jetë i yni shpejt. Një nga ata libra që duhen lexuar më mirë herët sesa vonë.

Dashnisë së nji nate

DONIKA DABISHEVCI

Poezitë e këtij libri janë krijuar mbi relacionin “unë-ti”, ku veta e parë është grua, kurse veta e dytë është burrë. Në raste të rralla, veta e dytë kthehet në vetë të tretë, kur subjekti lirik i tregon lexuesit per objektin e vet, çfarë do të thotë se linja e drejtë e komunikimit tranformohet ne trekëndësh. 

John Ruskin pretendon se njeriu nuk duhet të harxhojë kohë duke lexuar libra të pavlerë, por harron që të lexuarit në vete është kënaqësi. Dhe nëse kënaqësitë nuk i marrim shumë seriozisht rrezikojmë të humbasim spontanitetin. Ka lloje soje lexuesish po aq sa lloje sojet e librave. Eseja e Marcel Proust “Days of Reading” ka një aftësi për t’iu sjellë në mendje kujtimet më të vyera të fëmijërisë dhe magjepsjen karshi librave.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate