9/21/2025 7:26:22 PM

Berisha për Ramën: Argat i mjerë i Vuçiqit

Duhet të lexoni

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama kur u pyet nëse do të takohet në Bled me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Për këtë përgjigje të Ramës kur tha se “qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia, qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq”, Berisha u shpreh se ai “gënjeju mbasi ai vetëm sovran nuk është, por është thjesht një argat mjeran i Aleksandër Vuçiç dhe jo vetëm kaq”.

Berisha shkoi edhe më tejë, duke dekaruar se Rama është i vetmi kryeministër që mbështeti pas ardhjes së tij në pushtet çdo nismë serbomadhe dhe antishqiptare të padronit të tij Vuçiq.

Rama në Bled shkon si sovran i menderosur, mbasi ai shkon aty si i vetmi kryeministër që mbështeti pas ardhjes së tij në pushtet çdo nismë serbomadhe dhe antishqiptare të padronit të tij Vuçiç duke filluar nga ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës, te Ballkani Serborus i Hapur, projekt antieuropian, tek fjalimet e tij kundër kërkesave dhe insistimit të NATO-s dhe BE-së për respektimin nga Serbia të sanksioneve të tyre të vendosura ndaj Rusisë. Rama argat i Vuçiçit ishte i vetmi kryeministër që kalonte nga samiti në samit me tezën se Serbia nuk mund të zbatojë sanksionet ndaj Rusisë ndaj dhe është gabim t’i kërkohet Vuçiçi-it zbatimi i tyre. Sipas tij Serbia duhet te pranohet si Rusi e vogël prapavijë e Rusisë së madhe në Ballkan.

Në vijim ai rënditi edhe disa mendime se si, sipas tij, shihet Rama në Bled.

“Rama shkon në Bled si sovran i menderosur sepse ai në një akt të pashembullt antikombëtar, me urdhër të Aleksandër Vuçiç, i futi thikën pas shpine Kosovës, aplikoi i pari sanksionet ndaj saj, anulloi mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë dhe ndërmori turin Ballkanik anti-Kurt, anti-Kosovë që ju përmbys tërësisht dhe ju kthye në boomerang poshtërues ndaj tij.

Rama shkon në Bled si Sovran i menderosur deri në fyt sepse duke besuar se do bëhej violinë e parë në zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm se kishte autorizmin e padronit të tij Vuçiç shkruajti si euroatlantist i madh letra të mëdhenjve të Europës me propozime konkrete të pakërkuara nga njeri përveç padronit të tij Vuçiç lidhur me statusin e shoqatës së komunave me shumicë serbe në Kosovë të cilat përfunduan në koshin e satirës dhe humorit diplomatik. Madje në përpjekjen e tij për të marrë rol ndërkombëtar në krizën e Kosovës dhe Serbisë, Rama u nis të vendosë vetullat dhe nxorri sytë, mbasi i provoi komunitetit ndërkombëtar se ai nuk ka vlerë dhe se përveç Vuçiçit, Ramën në rajon nuk e pyet njeri.

Rama shkon në Bled si sovran i menderosur deri në gojë, mbasi është i vetmi pjesëmarrës që ulet në atë forum si kryeministër në hetim penal nga Gjykata e Washingtonit, për një skandal të madh ndërkombëtar, aferën McGonigal apo korruptimin nga ana e tij të shefit të kundërzbulimit të FBI për New York dhe angazhimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë në manipulim të dosjeve dhe luftën kundër kundërshtarëve politik në vend.

Së fundmi, Rama shkon ne Bled si sovran i menderosur deri në dhëmbë sepse me farsën elektorale ai provoi qartë dhe fatalisht se sovraniteti i tij është kallp dhe i rremë dhe se ai qëndron mbi vjedhjet e shekullit, drogën dhe krimin dhe se ai nuk është gjë tjetër veçse kryetar i një organizate kriminale në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Sali Berishës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate