9/23/2025 8:31:21 AM

Serbia shkel marrëveshjet, lobon kundër Kosovës

Duhet të lexoni

Zotimet për marrëveshjen bazë dhe atë të Ohrit, nuk paraqesin ndonjë telashe për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të ndalë lobimin kundër njohjeve të Kosovës.

Pas darkës formale në Athinë, ai tha se ka marrë konfirmimin e Greqisë dhe Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës.

Këto veprime të Vuçiqit, nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, po shihen si përpjekje për bllokimin e mundësive për Kosovën drejtë njohjeve të reja. Arbnor Sadiku thotë për RTV21 se Serbia po i shkel marrëveshjet e arritura deri më tani dhe se ai nuk do të ndalë lobimin kundër.

“Dihet të agjenda e Serbisë është kundër Kosovës dhe ata vazhdimisht janë përpjekë që ta pengojnë Kosovën që të mos anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të mos fitojë njohje të reja. Në këtë rast sigurisht që dy shtete që kanë qenë shumë afër… njohjes, kanë qenë Greqia dhe Ukraina. Por kemi parë që ende nuk ka një konstatim direkt nga Zelensky se do ta njohë Kosovën si shtet për vetë faktin se Ukraina e ka të kontestuar shtetësinë e saj dhe praktikisht nuk është në situatë të volitshme që ta njohë Kosovën dhe si duket këtë ia ka konfirmuar edhe zotit Vuciq. Natyrisht edhe Vuciq ka lobuar kundër Kosovës se sa ka lobuar Kosova për ti marrë këto njohje.”

Politologu Albinot Maloku, konsideron se në takime të tilla si ai i darkës formale në Athinë, po shtyhen agjenda kundër Kosovës.

“Takimet e presidentit Aleksandar Vuçiq me presidentin Zelensky dhe kryeministrin Mitsotakis të Greqisë, në një formë ose tjetër ishte edhe lobim i presidentit Vuçiq për të mos njohur këto dy vende republikën e Kosovës që në një rrethanë ose tjetër ishte prit, që të ketë edhe një çështje qe ndërlidhet me njohjen e republikës së Kosovës. Kjo nuk ndodhi dhe se gjithsesi këtë takim e shoh një formë te lobimit të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës nga këto dy vende. Vetë deklarimi i ministrit të punëve te jashtme të Serbisë se Greqia dhe Ukraina nuk guxojnë ta njohin Kosovën për arsye të veta që ndërlidhen me deklaratën e Athinës ku bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës, konsideroj që Serbia po vazhdon të shkelë marrëveshjen e pajtuar dhe se kjo nuk është aspak situatë ku BE të mos kishte një qëndrim për këtë çështje.”

Edhe analisti Akri Çipa, thotë se Serbia po lobon hapur kundër interesave të Kosovës dhe në këtë mënyrë po shkel drejtpërdrejt marrëveshjen e Ohrit.

“Serbia po lobon në mënyrë të dukshme duke realizuar kështu një shkelje të drejtëpërdrejtë të marrëveshjes së Ohrit dhe të angazhimit që ka marrë ajo në raport me Kosovën por mbi të gjitha me partnerët që kanë qenë sponzorizues të kësaj marrëveshje që nuk do të thotë të përpiqet të përfaqësonte Kosovën në organet ndërkombëtare dhe nuk do të përpiqej më të pengonte Kosovën, qoftë në raport me marrëdhëniet bilaterale. Serbia po e bën drejtëpërdrejtë një pengim të tillë dhe për fat të keq nuk ka asnjë reagim nga sponzorizus të kësaj marrëveshje të cilët ishin të angazhuar në implementimin e saj.”

Për deklarimet lobuese të Vuçiqit kundër Kosovës, zëdhënësi I BE-së Peter Stano ka dhënë një përgjigje të shkurtër për media, ku ka theksuar se se “rregull të përgjithshëm e kanë të mos komentojnë mbi komente”.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së

“Si rregull e përgjithshëm ne nuk komentojmë mbi komentet. Ne e kemi bërë mjaft të qartë qëndrimin tonë gjatë ditëve e javëve të fundit dhe nuk ka asgjë të re që duam të shtojmë në këtë fazë”, ka thënë Stano.

Në takimin e Athinës, u tha se kryeminsitri Kurti nuk ka përmendur fare çështjen e njohjes së Kosovës nga Greqia dhe Ukraina.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate