Përgjigja është edhe një herë në përbërjen kimike dhe kaloritë boshe: alkooli, i konsumuar me tepricë, prodhon një efekt toksik anti-ushqyes.
Kaloritë në pije të ndryshme alkoolike
Të gjitha pijet alkoolike përmbajnë etanol, por jo të gjitha pijet alkoolike janë të njëjta, veçanërisht nëse i analizojmë ato për sa i përket kalorive.
Cilat janë pijet alkoolike me kalori më të lartë?
Një gotë verë rreth 125 ml, ndryshon përmbajtjen e saj kalorike bazuar në përmbajtjen e alkoolit.
Pra, një gotë verë me alkool 13,5 °, përmban pak më shumë se 90 kalori
Për një gotë vere 12 gradë kaloritë janë 84 dhe 77 kalori për një gotë verë 11 gradë.
Për dashmirësit e birrës nuk është e njëjta gjë. Një kanaçe 330 ml me birrë bionde, përmban rreth 100 kalori, një gotë 200 ml përmban vetëm 80 kalori.
Numrat ndryshojnë nëse flasim për birrën e turbullt. Në këtë rast, 200 ml përmbajnë rreth 170 kalori. Ndërsa për koktejet, likerin, uiskin, rakinë dhe konjakun me alkool rreth 40 °, në 40 ml ka rreth 40 kalori.
Ato më të hidhurat variojnë nga 90 deri në 120 kalori. Kujdes nga koktejet, në përgjithësi janë ndër pijet më kalorike, sepse disa përmbajnë shumë sheqerna. Të tilla janë Pina colada, Cuba Libre, Negroni, Caipirihna dhe Mojito./ Agroweb