9/27/2025 2:24:13 PM

Haradinaj: Provova bashkëpunim serioz me Listën Serbe, por nuk e përballuan krijimin e ushtrisë

Duhet të lexoni

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për bashkëpunimin që ka pasur me Listën Serbe. Haradinaj ka thënë se nuk e ka takuar Radojicicin në veri në shtëpinë e tij, por në një vend ku qëndrojnë Lista Serbe.

Deputeti i AAK-së thotë se ka provuar që të bashkëpunoj seriozisht me Listën Serbe, dhe qëllimi dihet që është shtrirja e juridiksionit të plotë në veri. Ai tha se me siguri do të kishin pasur sukses, por thotë se për fat të keq Lista Serbe nuk arriti ta përballoj krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj thotë se Lista Serbe kishte thënë që në ligjin për ushtrinë të futeshin pikat ku Ushtria s’ka të drejtë të shkojë në veri. Megjithatë Hardinaj thotë se Ligji nuk ka specifikimet të tilla dhe Lista Serba s’ka pranuar dhe ka shkuar rrugës së saj.

“E kam vizituar veriun disa herë. S’e kam takuar në shtëpi, por në një vend ku rrinë këta Lista Serbe. Unë kam provuar të bashkëpunoj sa më seriozisht me ta. Qëllimi dihet se cili është, pra shtrirja e juridiksionit të plotë në veri. Me siguri do të kishim arritur ndonjë sukses. Por për fat të keq Lista Serbe s’arriti me përballu krijimin e ushtrisë. Kam provu me i mbajt afër, me i bo pjesë. Jo i vetëm, kam punuar edhe me aleatët që Listën Serbe që ta mbajmë pjesë të institucioneve. Kemi rekrutu shtetas të Kosovës, kemi pasur brezat e parë të ushtarëve serbë të Kosovës. Por kur i dërgova Ligjet në parlament, kanë thënë që duhet me u përfshi ligjet që s’mund ta dërgoni në veri. E ligji për ushtrinë nuk bën specifikime. E ata në këtë rast thanë që kjo është e papranueshme dhe shkun rrugës vet”, ka thënë Haradinaj në T7.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate