9/30/2025 10:57:58 AM

Legjenda argjentinase rikthehet në rolin e trajnerit, pranon detyrën e vështirë dhe me rrogë minimale

Duhet të lexoni

Pas detyrës së parë tek Rosario Central, Carlos Tevez rikthehet të ushtrojë profesionin e trajnerit. Legjenda argjentinase në orët e ardhshme do të emërohet edhe zyrtarisht në klubin e Independientes, teksa ka marrë përsipër një detyrë mjaft të vështirë.

Skuadra gjendet në telashe dhe është aktualisht vetëm gjashtë pikë larg fundit të tabelës së klasifikimit dhe rrëzimit një kategori më poshtë. Megjithatë, Tevez ishte i bindur se mund ta shpëtojë sezonin e Independiente dhe në takimin me drejtuesit e klubit shpalosi edhe një projekt që i bindi të gjithë.

“Apashi” synon të mbështetet tek të rinjtë dhë të transferojë disa lojtarë me eksperiencë, në mënyrë që lojtarët me moshë të re të mos ndjejnë të gjithë presionin e skuadrës. Tevez kërkoi kohë deri në dhjetor për projektin e tij.

Madje, deri në dhjetor 39-vjeçari pranoi që të paguhej me një rrogë minimale dhe më pas nëse situata ndryshon për mirë, do të mund të ulet sërish me drejtuesit e klubit për të përmirësuar kushtet financiare dhe për rinovimin e kontratës.

Independiente do të jetë detyra e dytë në karrierën e Tevez si trajner. Ish-sulmuesi i famshëm argjentinas pati një eksperiencë me Rosario Central nga korriku deri në nëntor të vitit 2022. Ishte një aventura jo shumë e suksesshme për Tevez që regjistroi 24 ndeshje në krye të Rosario duke koleksionuar vetëm gjashtë fitore, dhjetë barazime dhe tetë disfata.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate