Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj do të luajë për 3 vitet e ardhshme me Sivassporin në Turqi.
26 vjeçari arriti akordin me ekipin turk për 3 vitet e ardhshme me mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për dy vite të tjera.
Javët e fundit u përfol që Manaj mund të ishte pjesë e Sampdorias ose Frosinones, por ka qenë Sivasspor që ka qenë më konkret në interesimin e saj për shërbimet e sulmuesit kuqezi.
Ish sulmuesi i Interit dhe Barcelonës do të rikthehet në fushën e blertë pasi që nga janari ishte pa ekip kur përfundoi aventura e tij me Watfordin në Angli.