Shoqëria italiane është shokuar pasi dasma e një bankieri milioner ka marrë një tjetër kthesë në momentin kur dhëndri akuzon gruan për tradhti gjatë fjalimit të tij, duke lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.
Massimo Segre, 64-vjeç ka mbledhur të gjithë të ftuarit në vilën e tij në Turin, për të fesuar kurorëzimin e dashurisë me Cristina Seymandi, 47-vjeç.
Por në vend të një fjalimi dashurie që pritet të bëhet për nusen e ardhshme, Massimo ka bërë të kundërtën, duke akuzuar partneren e tij për tradhti, duke tronditiur të pranishmit.
Unë dëshiroj t'i jap Cristina-s lirinë për të dashuruar. Në veçanti për të dashuruar një person tjetër, një avokat të njohur për të cilin duket se interesohet më shumë se sa për mua".
"E dashur Cristina, e di sa shume e dashuruar je me të mendërisht dhe seksualisht", ka shtuar ai.
"Dhe e di gjithashtu se para tij, ti ke patur njjë tjetër lidhje me një industrialist të njohur".
Cristina është ndjerë e habitur teksa ka kërkuar suport tek të pranishmit në momentin që i fejuari i saj ka zbuluar një foto të partneres së tij me një tjetër burrë.
"Mos mendoni se më pëlqen faki se po dukem si idiot në sy të të gjithve ju", iu ka thënë më pas Massimo miqve të tij.
Cristina është shumë e mirë kur bëhet fjalë për të thënë të vërtetën kështu që nuk mund t'ja lija asaj në dorë të tregonte arsyen se pse unë vendosa t'i jap sonte fund marrëdhënies sonë. Eshtë një histori banale pabesie. Jam shumë i zhgënjyer dhe me një zemër të thyer", ka thënë Massimo.
Ai më pas i ka uruar asaj gjithë të mirat si edhe ta shijonte sa më shumë udhëtimin në Mikonos me të dashurin e saj, pasi çdo gjë ishte e rezervuar.
Sapo fjalimi ka përfunduar, dritat janë fikuar dhe Massimo është larguar.
Mediat italiane raportojnë se të pranishmit janë ndjerë të përdorur që janë ftuar për të qënë pjesë e kësaj shfaqjeje të shëmtuar.