10/3/2025 2:42:20 AM

Alarmon Haki Abazi: Dejona Mihaili duhet arrestuar urgjentisht, ajo e di edhe se kush me kënd flet në telefon

Duhet të lexoni

Deputeti Haki Abazi e ka ftuar kryeprokurorin e shtetit që të arrestohet zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihaili.

Ai ka shkruar se ajo e di edhe kënd e thërrasin liderët e partive opozitare e çka flasin.

“Mihajli duhet arrestuar për faktin se ajo e di kush kënd e thërret në telefon dhe çfarë flet. Në këtë rast bëhet fjalë për udhëheqës të partive opozitare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kryeprokuror i shtetit:

Ndoshta edhe keni shkuar në pushim por me urgjencë duhet të ndani detyrën për të marrë Dejona Mihalin në pyetje për shkeljen e rëndë që bën. Këtu është në pyetje siguria kombëtare. Mihajli duhet arrestuar për faktin se ajo e di kush kënd e thërret në telefon dhe çfarë flet. Në këtë rast bëhet fjalë për udhëheqës të partive opozitare. Nësë ata kanë shkelur ligjin le të arrestohen nga gjyqësia, nëse dëshmohet se kanë bërë krim le të burgosen, por nuk mundet një shtet dhe një popull i tërë të shantazhohet nga masha Kurtit duke deklaruar haptas se ajo posedon informacion e rrjedhimisht edhe përgjohen telefonat nga njerëz të paautorizuar nga sistemi i drejtësisë. Asnjë qytetarë nuk duhet të jetë kaq i pambrojtur dhe kaq i rrezikuar nga një autokraci që i jep vetës të drejtë të bëhet edhe gjykatës edhe prokuror edhe polic hetues edhe detektiv edhe superfuqi mbi minstrat. Çfarë na duhet parlamenti në këtë shtet parlamentar kur kemi njerëz si Dejona e Kurti që i bëjnë të gjitha.

Kjo është fjalia që rrënon sistemin juridik e kushtetues të vendit:

Ose le ta marrë edhe pronarin e “Dukagjinit”, z. Lluka, Lumiri, pastaj Memli, ta sigurojnë që janë ‘Pas tij” siç e telefonojnë Shkëlqim Devollin këto kohë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate