12/25/2025 5:22:12 PM

“Presion nga Serbia”, paralajmërohen dorëheqje të tjera të policëve serbë

Duhet të lexoni

Para një muaji u rreshtuan në radhët e Policisë së Kosovës. Por vetëm një muaj pasi morën detyrën, 7 policë të rinj serbë dhanë dorëheqje.

Shqetësimin për dorëheqjen e tyre nga detyra e kanë shprehur ambasadorët e huaj në Kosovë dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, por edhe krerët institucionalë të Republikës së Kosovës.

Njohës të çështjeve të sigurisë paralajmërojnë se mund të ketë sërish dorëheqje të tyre në rast se nuk ndalen kërcënimet e Serbisë në raport me ta.

“Burimi i kërcënimit është presidenti i një vendi fqinj, Vuçiqi përmes ekstremistëve të tij. Që nga diplomimi i 42 policëve serb nga 74 të komuniteteve jo shumicë, ata i targetuan në media duke kërcënuar. Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme të mbaj rend edhe me forcat e veta por interesi edhe i drejtorisë së përgjithshme edhe krerëve të institucioneve të Kosovës që t’i kthejnë në veprim pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha për RTK, eksperti Nuredin Ibishi.

Kurse eksperti Drizan Shala, tha se policët nga komuniteti serb sipas të gjitha gjasave janë në presion të jashtëzakonshëm të strukturave kriminale të mbështetur nga Beogradi.

“Mund të presim që gjatë javëve në vijim do të kemi numër më të madh të zyrtarëve policor nga komuniteti serb që do të japin dorëheqje”, tha ai.

Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS.

Për të përmbushur vakumin e krijuar pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj.

Në korrik 74 policë të rinj nga komunitetet jo shumicë filluan punën në Policinë e Kosovës.

Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb, 7 prej të cilëve tashmë kanë hequr dorë nga uniforma e Policisë së Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate