12/22/2025 5:37:58 PM

Mbipopullohet Shëngjini, pëlqehet nga shqiptarët e Kosovës dhe të huajt

Duhet të lexoni

Shqipëria është me fat për vijën bregedetare, e nga veriu në jug ajo është e gjitha e frekuentuar nga turistë dhe pushues vendas. Vetëm 74 km larg Tiranës, ndodhet një tjetër plazh i njohur ranor që e zgjedhin qindra pushues.

Shumë i njohur është bregdeti i jugut përplazhet e tij, megjithatë shumë turistë dhe shqiptarë të Kosovës zgjedhin të pushojnë në plazhet e Adriatikut. Po shkruajmë për Shëngjinin.

Të huajt pëlqejnë edhe ushqimin, njofton TV Klan.

Plazhet janë të mbushura plot. Sado të ecësh nuk do mund të vësh re asnjë hapësirë të pashfrytëzuar nga pushuesit.

Madje ata e dinë shumë mirë se kush është mjedisi i duhur për të qëndruar.

Si këto dy turiste gjermane që kanë ardhur me rulotin e tyre dhe kanë zgjedhur mes shumë të huajve pikërisht këtë hapësirë në Shëngjin.

Por shumë prej tyre, duan të zbulojnë çdo cep që ofron kjo natyrë e bukur në bregdetin e veriut. Të tjerë të huaj kanë rezervuar një varkë për të shkuar jo shumë larg plazhit të Shëngjinit, ndërsa ne i ndjekim në këtë udhëtim.

4 km larg nga plazhi i Shëngjinit, ndodhet një bukuri e natyrës. Po flasim për Ranën e Hedhun, ku me ne në këtë varkë janë turistë që kanë zgjedhur për ta parë.

Ndërsa shkojmë drejt destinacionit të radhës, ata shijojnë pamjen e bregdetit shqiptar.

Ndërsa për Ranën e Hedhun kanë dëgjuar nga dokumentarët.

Teksa i afrohemi bregut, pushuesit në varkë, nuk presin që ajo të ankorohet, por kështu e shijojnë mbërritjen për të shkuar me not në këtë breg të njohur për natyrën unike.

Shëngjini si çdo qytet tjetër ka njohur rritje të numrit të turistëve të huaj me 40% më shumë se viti i shkuar.

Por veç Shëngjinit, qyteti i Lezhës ofron të tjera alternativa për këdo që zgjedh atë vend.

Ky sezon është më i suksesshmi për Shëngjinin, i cili është zgjedhur nga pushuesit edhe për Shtatorin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate