12/22/2025 10:11:55 AM

Pse duhet t’i konsumojmë farat Chia?

Duhet të lexoni

Farat janë një minierë mineralesh dhe lëndësh ushqyese. Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë të shëndetit, nutricionistë dhe dermatologë rekomandojnë që farat t’i përfshini në regjimin tuaj të përditshëm.

Në varësi të nevojave tuaja mund të hani farëra të ndryshme, por farat Chia dhe farat e kungullit janë më të shëndetshmet.

Më poshtë i gjeni të gjithë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i farave Chia.

Dy lugë fara Chia pëmbajnë:

64 % me shumë kalium se një banane

Dy herë më shumë antioksidantë se boronicat

Plotësojne 41 % të nevojave të trupit për fibra

Pesë herë më shumë kalcium se qumështi

100% më shumë Omega 3 se salmoni

Tri herë më shumë hekur se spinaqi

20 % proteina

Plotësojnë 32 % të nevojave të trupit për magnez

Astekët ishin të parët që e përmendin farën Chia si ushqimin bazë që e kishin përdorur si pjesë të ritualeve fetare, por edhe për qëllime mjekësore, shkruan Living.al.

Chia është bimë e pasur me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra. Gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Fara Chia është shumë e mirë për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës derisa forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht edhe në organet e tretjes.

Nutricionistët pohojnë se farat Chia janë një prej gjërave më të mira që mund të konsumoni në qoftë se ndihemi pa energji sepse ndikojnë në funksionimin e muskujve dhe i japin trupit energji prandaj edhe përdoret shpesh nga atletët.

Kjo farë përmban rreth 37 % të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.

Dieta e bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.

Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq sepse Chia përmban shumë fibra të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.

Fara Chia ka shije shumë të butë dhe mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur është duke e përfshirë në kose të ndryshëm me fruta të përgatitura vetë. /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate