12/21/2025 7:41:30 PM

Ambasadori britanik në Serbi: S’ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës

Duhet të lexoni

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Edward Ferguson, tha se situata në Ballkan është e brishtë.

 

Ai në një intervistë për Kuririn serb ka shtuar se të gjithë kanë shpresuar për një progres pozitiv në procesin e dialogut Kosovë-Serbi por sipas tij në vend të kësaj janë parë vetëm tensione.

Ferguson theksoi se Britania e Madhe po i përcjell me vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se Serbia ka përgjegjësi të veçantë të punojë për paqen dhe sigurinë, përcjellë Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv

“Është një situatë shumë frustruese. Vetëm disa muaj më parë, në mars, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne e mbështetëm plotësisht procesin e dialogut nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së”.

Të gjithë shpresonim se deri tani do të shihnim disa hapa konkretë, pozitivë përpara, të cilët do të ndihmonin në uljen e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në vend të kësaj, ne kemi parë tensione në rritje, të cilat kanë çuar në lëndime serioze të pjesëtarëve të njësive të KFOR-it, të cilët të gjithë pajtohen se veprojnë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe qeveritë në Beograd dhe Prishtinë duhet të punojnë më shumë për të qetësuar situatën”.

Ambasadori britanik në Beograd shtoi se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës.

“Natyrisht, nuk ka përgjigje të lehtë, por në fund do të kërkohen zgjedhje të vështira dhe gatishmëri për kompromis”, transmeton Klankosova.tv.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate