Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Nafpaktias, Greqi. Mediat raportojnë se shtëpia ku jetonte një çift i moshuar ka marrë flakët në orët e para të mëngjesit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila ka shuar zjarrin. Mirëpo i afërmi i tyre që banonte në shtëpinë ngjitur, konfirmon se burri 90 vjeç dhe gruaja 94 vjeçe, nuk kanë mundur të dalin dhe janë djegur të gjallë.
Pak më vonë, zjarrfikësit gjetën dy trupat e djegur në rrënoja.