12/17/2025 11:17:53 AM

“Leaving Neverland”/ Gjykata rikthen paditë kundër Michael Jackson-it, për abuzim seksual

Duhet të lexoni

Kjo është hera e dytë që paditë e ngritura nga zoti Robson në vitin 2013 dhe zoti Safechuck një vit më vonë, rikthehn për gjykim, pas hedhjes poshtë të tyre. Zoti Robson dhe zoti Safechick u bënë edhe më të njohur për publikun pasi rrëfyen historitë e tyre në një dokumentar të transmetuar nga HBO në vitit 2019, i titulluar “Leaving Neverland”.

Një gjykatës që hodhi poshtë paditë në vitin 2021, tha se korporatat, ‘MJJ Productions’ dhe ‘MJJ Ventures’, nuk mund të pritej të funksiononin si organizatat e ‘Boy Scouts-ve’ ose një kishë, ku një fëmijë në kujdesin e tyre, duhet dhe të priste mbrojtjen prej tyre. Këngëtari Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009, ishte pronari dhe aksioneri i vetëm i kompanive.

Por gjykata e Apelit nuk u pajtuan me këtë qëndrim duke thënë në vendimin e saj se “një korporatë që krijon kushte lehtësuese për abuzim seksual të fëmijëve nga një prej punonjësve të saj, nuk përjashtohet nga detyrimi ligjor për t’i mbrojtur fëmijët, thjesht dhe vetëm se është në pronësi të autorit që ka kryer abuzimim”.

Jonathan Steinsapir, avokat për pasurinë e këngëtarit Jackson, tha për AP-në se ishte ‘ zhgënjyer me vendimin.

Ne mbetemi plotësisht të bindur se Michael-i është i pafajshëm lidhur me këto akuza, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha provat e besueshme. Ato (akuzat) u bënë për herë të parë vetëm vite pas vdekjes së Michael-it nga njerëz të motivuar vetëm për qëllime përfitimi financiar“.

Vince Finaldi, një avokat i zotit Robson dhe zotit Safechuck, tha në një email se ata ishin “të kënaqur, por jo të befasuar” që gjykata rrëzoi vendimet e mëparshme që i cilësoi si të padrejta. Ai tha se “presim me padurim një gjyq ku të mbizotërojë e vërteta”.

Vetë gjyqtarët nuk vendosën lidhur me vërtetësinë e akuzave ndaj Michael Jackson. Kjo do të jetë objekt i një gjyqi të ardhshëm me juri që do të mbahet në Los Anxhelos.

Ne besojmë se e vërteta do të mbizotërojë përfundimisht me shfajësimin sërish të Michael-it“, tha zoti Steinsapir të premten.

Zoti Robson, 40 vjeç dhe me profesion koreograf, u takua me zotit Jackson kur ishte 5 vjeç. Ai vazhdoi të shfaqej në tre video muzikore të këngëtarit të njohur.

Në padinë e tij ai pretendon se zoti Jackson e ka ngacmuar atë seksualisht gjatë një periudhe shtatëvjeçare.

Zoti Safechuck, 45 vjeç, thotë se ishte 9 vjeç kur takoi zotin Jackson për herë të parë gjatë xhirimit të një reklame për kompaninë Pepsi. Ai tha se zoti Jackson e telefononte shpesh dhe i jepte dhurata e se më pas ka abuzuar seksualisht me të./VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate