12/17/2025 7:42:22 PM

Moska sulmon me raketë qytetin e Chernihivit, 7 të vrarë, 90 të plagosur

Duhet të lexoni

Shtatë persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën kur një raketë ruse goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin. Njoftimi u bë të shtunën nga ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sulmi ndodhi ndërsa banorët e qytetit ishin nisur për në kishë me rastin e një festë fetare thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se 12 nga të plagosurit ishin fëmijë dhe 10 prej tyre, oficerë policie.

“Një raketë ruse goditi qendrën e Chernihivin tonë, sheshin, universitetin politeknik, dhe një teatër“, shkruante në rrjetin social Telegram Presidenti Volodymyr Zelenskiy, i cili ndodhet për një vizitë pune në Suedi.

Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shkruante ai më tej.

Në një video të shkurtër që shoqëronte postimin e zotit Zelenskiy shfaqeshin mbeturina të shpërndara nëpër një shesh përpara teatrit, si dhe makina të parkuara, të dëmtuara rëndë.

Chernihivi njihet si një qytet i kishave shekullore. Ai shtrihet rreth 145 km në veri të kryeqytetit të vendit, Kievit. Ministria e Brendshme tha se si pasojë e sulmit çatia e teatrit ishte shkatërruar.

Rusia ka sulmuar me raketa e dronë qytetet ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit, si pjesë e asaj që e quan një operacion special ushtarak, që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan më herët të shtunën, se kishin rrëzuar 15 nga 17 dronë iranianë Shahed, pjesë e një sulmi që Moska kishte ndërmarrë gjatë natës.

Rusia akuzon Ukrainën për sulme me dronë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi për një seri sulmesh me dronë ukrainas të shtunën që kishin si objektiv sipas saj Moskën, Novgorodit një qytet në veriperëndim të kryeqytetit rus si dhe Belgorodit, që ndodhet në kufi me UkrAinen.

Zyrtarët rusë thanë se nga sulmet nuk rezultoi asnjë i lënduar, por shtuan se droni që kishte si objektiv rajonin e Novgorodit, kishte dëmtuar një avion luftarak dhe kishte shkaktuar zjarr në një aeroport ushtarak. Rajoni i Novgorodit shtrihet qindra km larg nga kufiri i Rusisë me Ukrainën. Ministria ruse e cilësoi sulmin si terrorist.

Më vonë forcat e mbrojtjes ajrore ruse njoftuan se kishin bllokuar një dron që po fluturonte në drejtim të Moskës, duke e detyruar atë të rrëzohej pranë Putilkovos.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate