12/18/2025 11:00:36 AM

Pronarët e restorantit në Berat falënderojnë Melonin që pagoi faturën e turistëve: Paratë do t’i ruajmë si kujtim dhe për ‘syrin e keq’

Duhet të lexoni

Pamjet ku turistët italiane u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën u bë virale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. Kjo ka nxitur interesin e mediave edhe në vendin fqinj pasi kryeministrja italiane Georgia Meloni, kur u njoh me historinë, urdhëroi stafin diplomatik të ambasadës të kë kryejë pagesën

Pamjet ku turistët italiane u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën u bë virale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali. Kjo ka nxitur interesin e mediave edhe në vendin fqinj pasi kryeministrja italiane Georgia Meloni, kur u njoh me historinë, urdhëroi stafin diplomatik të ambasadës të kë kryejë pagesën.

Pronarët e restorantit kanë bërë një reagim publik, pasi thonë se kishin interes shumë të madh nga mediat, por kanë refuzuar që të japin intervista. Ata kanë falënderuar kryeministren italiane për pagesë, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim e kundër syrit të keq.

‘Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar, por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata turistë italianë që ikën pa paguar na kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë! Tashmë e thamë se kjo nuk ishte problem pasi italianët janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë në Itali kur emigruam. Ne urojmë që ta kenë shijuar ushqimin. Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur!

‘Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar, por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata turistë italianë që ikën pa paguar na kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë! Tashmë e thamë se kjo nuk ishte problem pasi italianët janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë në Itali kur emigruam. Ne urojmë që ta kenë shijuar ushqimin. Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur!

4 italianët ikën pa paguar nga restoranti në Berat, Meloni pas kritikave të opozitës: Faturën e pagova unë, s’janë fondet e shtetit

LEXO EDHE:

4 italianët ikën pa paguar nga restoranti në Berat, Meloni pas kritikave të opozitës: Faturën e pagova unë, s’janë fondet e shtetit

Falënderojmë përzemërsisht Georgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë si familje, nuk bëjmë aq shumë sa të mos të na bëjnë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte që i jep shembull shtëpisë së saj! Georgia e madhe! E duam shumë edhe si gjysmë italiane qe jemi! Na nderoi shume me ardhjen në pushime në Vlorë!

Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq. Faleminderit kryeministrja Meloni Viva Itali Viva Albania!’- shkruan Gabriela Kadena pronare e e restorant Guvës Mangelam.

Në një reagim zyrtar ambasada italiane bëri të ditur se me porosi të Melonit ishte paguar fatura e turistëve italianë. Por ky veprim nxiti reagimin e opozitës në Itali e cila hodhi akuza që ishin përdorur paratë publike. Përmes një reagimi të dytë, ambasada italiane në Tiranë sqaroi dje se paratë ishin të Melonit.

Vetë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni bëri një reagim në rrjetin e saj social Facebook ku sqaroi opozitën lidhur me incidentin me 4 turistët italianë në Berat. Meloni tha se faturën e ka paguar vetë ajo dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit, siç e kritikon opozita. Kujtojmë se fatura kushtonte 80 euro. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate