2/14/2026 12:13:52 PM

Skandal, Grand Casino Tirana vjedh lojtarët!

Duhet të lexoni

Ky është një megaskandal që kërkon jo vetëm denoncim publik, por edhe ndërhyrje të SPAK-ut për të hetuar një krim të përmasave masive të përvetësimit të lekëve përmes mashtrimit ose manipulimit teknik.

Një manipulim i rëndë është zbuluar në casinonë që ndodhet në qëndër të Tiranës në katin e nëndheshëm të Hotel Plazza. Lojtarët kanë pikasur se edhe lojërat që kryesisht organizohen në mënyrë manuale si roulette dhe black jack kanë manipulim elektronik në favor të casinosë.

Manipulimi më i fortë që mendohet se ka sjellë të ardhura të jashtëzakonshme në dëm të lojtarëve, pretendohet se ka ndodhur në lojën e roulettës. Shumë prej lojtarëve si ata që konsiderohen “peshkaqenë”, pra lojtarët big, por edhe lojtarët e vegjël kanë pikasur se gjatë lojës së roulettës, rrotullimet e zarit në pjatën e lojës nuk janë normale, kryejnë xhiro të pandalueshme, jashtë normalitetit dhe standardeve të lojës. Ky fenomen i përsëritur në mënyrë të shpeshtë dhe i kapur nga shumë lojtarë, ka krijuar dyshime të forta për manipulim. Shumë prej tyre e kanë ngritur këtë shqetësim edhe tek ekipi menaxhues i Grand Casino Tirana.

Duke dashur të shuajnë zhurmën mes lojtarëve dhe efektin që mund të krijojë ky abuzim në besueshmërinë dhe transparencën e Casinosë, drejtuesit e saj janë përpjekur të joshin lojtarët me oferta financiare dhe bonuse. Kështu, në këtë mënyrë casino ka bërë një autogol, sepse në tentativë për të shuar skandalin, e ka pranuar atë edhe pse në mënyrë të tërthortë dhe jo direkte. Kjo ka krijuar një mosbesim të madh mes lojtarëve se lojërat në cassinonë lukzose të kryeqytetit janë të manipuluara dhe synojnë t’u marrin padrejtësisht paratë lojtarëve.

Vetë Casino e mohon këtë fakt, me pretendimin e provave, të cilat një lojtar në kushtet e kufizimit që ka në ambientet e cassinosë, nuk ka si t’i disponojë pasi nuk lejohet përdorimi i telefonit për video apo foto. Shumë prej lojtarëve big janë larguar dhe shumë të tjerë po kërkojnë që t’iu rimbursohen paratë e humbura në mënyrë jo korrekte. Pretendimet e lojtarëve tani që ka shpërthyer ky skandal shkojnë edhe më tej. Përflitet se vetë Grand Casino ka implikuar femra eskorta që shpërqëndrojnë lojtarët gjatë lojës.

Në këtë mënyrë janë qindra milion lekë që njerëzit që tentojnë të provojnë fatin ose të argëtohen, humbasin në mënyrë të pavetëdijshme nëpërmjet skemave manipulative të prodhuara në mënyrë të kamufluar. Kryesisht, marrëdhënia e lojtarëve me casinonë mbetet në dorën e kësaj të fundit dhe sigurisë dhe garancive që duhet të japë përmes transparencës, e cila duket se është cenuar rëndë, madje edhe në mënyrë arrogante nga Grand Casino Tirana që po trajton me shpërfillje dhe arrogancë lojtarët të cilëve u ka marrë qindra mijëra euro e në total së bashku miliona euro.

Besimi i lojtarëve në këtë rast është keqpërdorur në mënyrë spekulative që casino të marrë një fitim të pamerituar. Në të gjithë botën, në të tilla raste lojtarët dëmshpërblehen dhe kërkohet ndjesë publike për këtë spekulim e manipulim të qëllimshëm, ndërsa në Grand Casino përdoret sjellja arrogante dhe mohuese e faktit. Në këtë rast nuk bëhet më fjalë thjesht për abuzim, por për një vepër penale sikurse është ajo e  përvetësimit të paligjshëm të pasurisë së tjetrit, konkretisht të burimeve financiare në më shumë se një rast dhe me një dëm kolektiv e masiv. Ky është një megaskandal që kërkon jo vetëm denoncim publik, por edhe ndërhyrje të SPAK-ut për të hetuar një krim të përmasave masive të përvetësimit të lekëve përmes mashtrimit ose manipulimit teknik./Pamfleti


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate