12/28/2025 7:59:56 AM

Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë

Duhet të lexoni

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta.

Madje për ish-ambasdorin William Walker, është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker.

Walker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo e fundit nuk është akoma e gatshme të ndryshoj dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshoj. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bënë presionin vendit më demokratik në rajon”, u shpreh Walker.

Diplomati amerikan në pension thotë se disa prej vendimmarrësve aktual në Uashington janë shumë të painformuar për historinë e Kosovës, dhe për këtë, ai shprehet shumë i shqetësuar.

Ka ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe SHBA-të tani e shohin më ndryshe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mos harroni se kanë kaluar 23 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Duhet ta dini që në vendimmarrjen amerikane nuk janë më personat e njëjtë dhe tani jam shumë i shqetësuar se sa të painformuar janë disa prej tyre për të kaluarën e Kosovës. Prandaj do t’u sugjeroja që të lexonin më shumë histori”, shtoi ai.

Walker i ka disa fjalë edhe për presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Po ta kishim një situatë normale, sot në bankën e të akuzuarve në Hagë do duhej të ishte ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, e jo Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Të gjithë e dimë se çfarë roli ka pasur gjatë viteve të 90-ta Aleksandër Vuçiqi, dhe sot imagjinoni ai është President i Serbisë dhe për më tepër respektohet nga partnerët ndërkombëtar. Këtu e keni vetëm një shembull se sa shumë ka ndryshuar komuniteti ndërkombëtar në raport me Kosovën”, tha Walker.

Ndryshe, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mohuar të ketë qenë i ashpër me Kosovën dhe i butë me Serbinë. /Tëvë1/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate