“Është parajsë. Ka gjithçka që duhet. Është si një ëndërr kur zgjohesh në mëngjes, me pamjen nga deti.” Nje projekt ëndrrash, 200 metra katrore, që Fabrice e ka paguar vetëm 139 mijë Euro. “Nuk e di sa do të kushtonte kjo në jug të Francës. Do të ishte e pamundur për një francez të shtresës së mesme. Këtu në Sarandë mund të blini apartamente me 600 euro metër katrorin.” Fabris e prenotoi apartamentin e tij 5 vjet me parë dhe e nuhati që ishte me leverdi. Por nëse Fabris është vendosur në bregdet, një tjetër francez u dashurua me sharmin e Tiranës. Beranzhé që është rritur në Nonsi, e njeh qytetin si xhepat e tij. Ai ka anegdoda për çdo rrugë. “Kjo është lagjja në të cilën kam banuar për herë të parë në Tiranë. E kam pasur shtëpinë aty, te ajo dritarja.” Francezi pati një dashuri me shikim të parë për vendin në vitin 2002 kur erdhi të kalonte pushimet tek një miku i tij shqiptar. “U hap dera e avionit, dola dhe ndjeva diçka dhe e adhurova menjëherë vendin, njerëzit, ambientin dhe