9/20/2025 7:40:10 AM

Gjyqi për vrasjen e Marigona Osmanit: Kërkohet dënim me burgim të përjetshëm për Krivaqën

Duhet të lexoni

Është mbajtur seanca për dhënien e fjalës përfundimtare në rastin e vrasjes makabre të Marigona Osmanit. I akuzuari Dardan Krivaqa, tha se i vjen keq për ngjarjen, familjarët e të ndjerës së bashku me Avokatin kërkuan dënim me burgim të përjetshëm, mbrojtësi i Krivaqës pretendoi se Prokuroria ka dështuar t’a vërtëtoj aktakuzën ndaj klientit të tij. 


Çka u tha në gjyq?

I dyshuari kryesor për vrasjen e Osmanit, Dardan Krivaqa, ka thënë se ndihet keq për atë që ka ndodhur. Krivaqa është i dyshuari kryesor për dhunimin e më pas vrasjen e Marigona Osmanit.

“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore. “Ckado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.  “Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjo s’kisha dashtë ma shumë”.

Ndërsa, Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka kërkuar që Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të dënohen me burgim të përjetshëm.  Kjo pasi ata kanë vlerësuar që kjo vrasje është një nga më të rëndat paslufte në Kosovë.

Poashtu, familja e 18 vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, përveq se vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta, madje është edhe më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Krivaqës, avokati Admir Salihu, tha se ka marrë komente negative nga publike, për mbrojtjen e të akuzuarit.

“Kam marrë 1 mijë e 800 sms me komente si “pastë gruaja jote fatin e Marigonës, pastë vajza jote fatin e tillë”, tha avokati Salihu.  Salihu thotë se kjo aktakuzë është e ndikuar nga publiku për të paraqitur storie dhe ngjarje të paqena, por që nuk japin gjykimin dhe drejtësinë e merituar. I njejti ka pretenduar se Prokuroria nuk ka arritur ta provoj se tradhëtia ka qenë motivi.

“Prokuroria ka dështuar qartazi të provojë motivin, nëse motivi ka qenë tradhtia”, ka thënë tutje avokati Salihu

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate