9/16/2025 7:17:26 AM

Aktori shqiptar prangoset në Angli, e kërkon ekstradimin Belgjika

Duhet të lexoni

Një aktor shqiptar i filmave aksion i kërkuar në Belgjikë për trafik njerëzish, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg, ndodhet ende në territorin e Britanisë së Madhe.

Ekstradimi i Sebastjan Kallabakut, u miratua nga një gjyqtar në gusht 2021 dhe u nënshkrua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel. Por ai rezulton në Britani pasi apeloi vendimin.

Sipas Sunday Express, 37-vjeçari bëri një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 19 korrik, për shkak të ndalimit për aq kohë sa zgjat beteja ligjore. Mirëpo, kërkesa për të lënë paraburgimin u refuzua dhe çështja u shty deri në përfundimin e ankesës.

Gjykata dëgjoi se Kallabaku u largua nga Shqipëria në vitin 2017 për “çështje politike” dhe kaloi kohë në Belgjikë. Megjithatë, ai nuk kërkoi azil derisa mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet belge thonë se ai është pjesë e një rrjeti të kontrabandës me njerëz dhe ka drejtuar një varkë të mbipopulluar me 30 shqiptarë nga bregdeti holandez drejt Britanisë së Madhe në vitin 2019.

Kallabaku i mohon akuzat dhe thotë se ka krijuar një jetë familjare në Britaninë e Madhe. Nuk është e qartë se kur do të finalizohet ankesa e tij kundër ekstradimit apo kërkesës për azil.

Sipas ligjit të ekstradimit të vitit 2003, pasi të ketë mbaruar procesi i apelimit, një person duhet të largohet brenda 10 ditëve. Por nga 17 korriku, janë miratuar edhe 10 zgjatje të tjera afatesh.

“Një nga detyrat e një shteti është të ndalojë njerëzit që nuk kanë të drejtë të jenë këtu të hyjnë dhe t’i dëbojë nga territori ynë ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Është jetike që njerëzit që duhet të deportohen të mos luajnë me sistemin tonë të drejtësisë.

Kjo është arsyeja pse Qeveria duhet të jetë e gatshme të largohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse është e pamundur të ndalojë abuzimin e saj flagrant”– tha deputeti konservator Marco Longhi.

Kryetari i Migration Watch në Mbretërinë e Bashkuar, Alp Mehmet, e quajti kohën që duhej për të ekstraduar të dyshuarit dhe shkelësit e dënuar shumë komike dhe për të ardhur keq.

“Sistemi ynë i emigracionit dhe azilit po shpërbëhet dhe qeveria jonë është kthyer në qesharake.

Publiku është mjaftuar të paguajë gjithnjë e më shumë që të drejtat e tyre të fshihen, ndërkohë që ato të mashtruesve të dyshuar dhe të dënuar kanë përparësi”- tha ai.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate