9/16/2025 2:38:24 AM

Pushime më të shtrenjta? Në Kosovë ankohen për rritjen e çmimeve

Duhet të lexoni

Pushuesit nga Kosova kanë ankesa në lidhje me cmimet që po paguajnë këtë vit me pushime në Shqipëri.

Teksa plazhet tona janë plot dhe vendi po përjeton një bum të madh të turistik, duket se për një shtresë njerëzisht pushimet janë bërë të papërballueshme. Të sapokthyer nga pushimet disa pushues kosovarë thonë për agjencinë e lajmeve kosovapress se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit çmimet janë dyfish më të larta.

“Shtrenjtë është, në tjera vende është më lirë, në Ulqin është shumë më lirë… Unë nuk shkoj, sepse 30 euro është një ombrellë me marrë, kur me ato para mund të ushqehesh gjithë ditën me familje në ndonjë vend tjetër. Unë vjet kam qenë dhe nuk e kanë lejuar ombrellën që e kam pas me vete”- tha një pushues kosovar.

Më shtrenjtë ka qenë, pesë ditë kam qenë dhe gati 500 euro i kam shpenzuar…Por, edhe ne vet pak e teprojmë me lluks…E padrejtë është, një pijë me alkool ka qenë 7 euro në restorant”- u shpreh një tjetër.

“Tash detin e bëjnë veç të shtunën dhe dielën, sepse mundësitë janë të vogla”, tha pushuesi.

Por për agjencitë turistike situata paraqitet e mirë. Janë shtuar klientët dhe cmimet nuk paraqiten kaq problematike sipas tyre, me kuotën 110 euro për person me të gjitha shpenzimet e përfshira.

“Interesimi i qytetarëve është relativisht i mirë. Interesimi më i madh është për Turqi, aty kemi Antaly dhe Bodrum. Por, kemi interesime edhe për Shqipërinë, Malin e Zi, kemi edhe për Egjiptin…Në Shqipëria kemi Vlorë, Sarandën, Durrësin, por më së shumti në Vlorë…Pra, interesimi këtë vit është më i madh se vitin e kaluar”- tha përfaqësuesja e agjenicisë turistike, Fetihe Sipahu.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 43 për qind e kosovarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një shpenzim të menjëhershëm të shumës 100 euro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate