9/15/2025 6:45:27 AM

“Njerëz të tillë”, “interesa të fuqishme”: Anatomia e fjalëve brutale të Kurtit për rastin Klan Kosova

Duhet të lexoni

Vendimi i të premtes nga pushteti për mediumin Klan Kosova ka alarmuar mbarë opinionin publik për rrezikun që po i kanoset demokracisë. E ndaj këtij alarmi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por vetëm duke e rritur kumbimin e tij. Qysh mund të lexohet ky reagim?

Fillimisht, është e rëndësishme të tregohet se ku e bëri reagimin e tij kryeministri i vendit. Pra, është e rëndësishme që në këtë rast të merremi me ‘teknikalitete’.

Kurti reagoi në Twitter, larg hapësirës më popullore në Internet të mbështetësve të tij në Facebook, dhe shkroi jo në gjuhën amtare por në gjuhën angleze.

Një gjë të tillë besohet ta ketë bërë pas reagimeve të shumta që i erdhën nga organizata ndërkombëtare.

“Nuk është teknikalitet”

Një pjesë e madhe njerëzish vazhdimisht kishin dyshuar se prapa përpjekjes së pushtetit për të mbyllur mediumin Klan Kosova qëndronte vetë Albin Kurti, e jo vetëm ministrja Rozeta Hajdari.

Dhe, edhe reagimi i Kurtit praktikisht e dëshmon një gjë të tillë.

“Kosova i ka 468 biznese të regjistruara aktiviteti parësor i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio dhe audiovizuale.” – u shpreh kryeministri i vendit. Pra, ai po i thoshte organizatave ndërkombëtare se Kosova kishte shumë mediume dhe pluralizmi medial nuk do të prekej nëse njëra prej tyre mbyllej.

“Të respektosh rregullat e regjistrimit është detyrë ligjore, jo një ‘teknikalitet’.” – vazhdoi kryeministri duke e marrë mbi vete edhe zyrtarisht autorësinë e asaj që po ndodhte.

Trupa tjerë

Më pas, Kurti e vazhdoi reagimin e tij duke e dhënë edhe një leksion të shkurtër mbi demokracinë.

“Në një demokraci, trupat e autorizuar për të vendosur raste të tilla nuk bëjnë pjesë në Zyren e Kryeministrit.” – tha ai, pa treguar që ‘trupi’ që po vendoste për këtë rast ishte motra e deputetit të partitë së tij, Enver Halitit, Lebibja. Madje, ajo ishte emëruar në pozicionin për të vendosur mbi këtë rast pikërisht pasi paraardhësja e saj ishte shkarkuar për rastin e Klan Kosovës.

“Sidoqoftë,” – vazhdoi kryeministri menjëherë në fjalinë pasuese, “…këta trupa kanë mbështetjen e plotë të Zyres tonë për të performuar detyrat e tyre, në ballë të interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur që janë rreshtuar kundër tyre.”

Interesa të fuqishme e biznesmenë të pasur. Po pra, çështja ishte personale. Dhe Kurti duket se përtoi edhe që ta fshihte në këtë rast. Çështja ishte biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Por

Ka edhe një ‘por’ tjetër në këtë reagim “poresh”.

Kryeministri shkroi se “liritë e mediave janë vitale” dhe se sulmi ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë para se ta thoshte ‘por’-in e radhës.

“Por demokracia po ashtu sulmohet kur biznesmenët e fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare.” – vazhdoi ai, për të përfunduar me këto fjalë:

“Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve nga njerëz të tillë në asnjë mënyrë nuk përbën sulm ndaj lirisë së mediave.”

Çka na thotë kjo?

Janë vetë fjalët e përdorura nga kryeministri i vendit që flasin shumë për përpjekjen e pushtetit për të mbyllur Klan Kosovën.

Ai provon që të ndërtojë idenë se çështja nuk është mes pushtetit dhe lirisë së mediave por mes “biznesmenëve të fuqishëm”, “njerëzve të tillë”, “interesave të fuqishme”, “shkeljeve” dhe ligjit që s’është kurrqysh ‘teknikalitet’.

Reagimi i Kurtit përsëri ishte paragjykues dhe nuk ofroi ndonjë provë që do ta bënte veprimin e tij tmerrues ndaj demokracisë më bindës.

Për çdo rast, Kurti e mori fajësinë dhe tashmë askush nuk mund të thotë që në këtë dëmtim tmerrues të demokracisë ai nuk ishte i përfshirë. /Nacionale/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate