Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i realizuar nga Top Channel me aktorët protagonist Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli apo i madhi Ndriçim Xhepa, ka ngjallur kërshëri te fansat dhe adhuruesit e kinemasë që në nisje të projektit.
Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka treguar nëse kishte marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e tij.
Maestro i shpreh se nuk ka marrë ftesë, por edhe nëse do të kishte marrë ftesë, do ta kishte të pamundur për shkak të ngarkesës së koncerteve.
Ndërkohë i pyetur se si e sheh Luiz Ejllinnë rolin e aktorit, ish-banori i “Big Brother VIP 2” u tregua i distancuar duke theksuar se diçka të tillë nuk mund ta vlerësoj ai.
Insistimit të gazetares së “Pushime on Top” për një opinion nga Armaldo mbi suksesin e Luizit, Maestro iu përgjigj “pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je”.