9/14/2025 8:53:05 AM

Menaxhmeti i RTK-së pas suspendimit të një gazetarit: Kishte shkelje të detyrave dhe injorim të kërkesave

Duhet të lexoni

Gazetari-korrespodenti i Radio Televizionit të Kosovës, Asdren Agushi gjatë ditës së premte ka njoftuar se është suspenduar nga puna pas 7-viteve punë në këtë institucion.

Agushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsyetimi për shkarkim nuk është as arsyetim.

“Sot jam suspendu nga puna si gazetar-korrespodent nga RTK pas 7 vjet pune ne kete institucion. Arsyetimi per suspendim vetem arsyetim nuk eshte! Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet. I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nenshtrohem t’keqes! Nese i kam penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta.” – ka shkruar ai.

Rreth kësaj kanë reaguar nga menaxhmenti i RTK-së, të cilët kanë thënë se suspendimi ndaj gazetarit-korrespodentit ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave

“Suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues. Sipas shkresave zyrtare, korrespondenti në Gjilan gjatë 2 muajve të fundit, ka realizuar vetëm 6 tema. Për më shumë, pavarësisht kërkesave të redaktorëve, gazetari-korrespondent nuk ka realizuar temat që i janë kërkuar dhe nuk i është përgjigjur emailave zyrtar. Një gjë e tillë bazuar në rregulloren e brendshme të RTK-së që ka për bazë ligjin e punës, konsiderohet shkelje e rëndë. Dhe masat që duhet të ndërmerren janë suspendim ose largim nga puna.” – thuhet në reagim.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate