9/12/2025 2:08:14 PM

Kosova me qindra zjarrfikës mangët

Duhet të lexoni

Ulja e temperaturave dhe reshjet e dendura të shiut më 26 korrik ishin një ndihmesë për zjarrfikësit që të parandalonin përhapjen e disa vatrave të zjarrit në komunën e Prishtinës, atë të Obiliqit dhe të Fushë Kosovës.

“Kemi pasur dhjetë zjarre fushore. Në zjarre fushore hyjnë zjarret e hamulloreve, barit të thatë… Është numër i lartë, por, për fat, gjatë natës ka pasur disa reshje shiu”, thotë Malë Gashi, ushtrues i detyrës së komandantit të Brigadës profesionale të zjarrfikëseve dhe shpëtimit, që i mbulon këto komuna.

Kjo brigadë, sipas tij, operon me vetëm 80 zjarrfikës – numër i pamjaftueshëm për nevojat e popullatës në këto rajone.

Gashi thotë se brigada ka nevojë edhe për së paku 65 zjarrfikës të tjerë.

Ditëve të fundit, Kosovaështë përballur me temperatura të larta – mbi 37 gradë celsius.

Me rritjen e temperaturave rritet shpesh edhe rreziku për ndezjen dhe përhapjen e zjarreve.

Pothuajse çdo vit ka vatra zjarresh në pjesët malore, por edhe djegie të arave pas korrjes së të mbjellave.

Për këtë arsye, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve.

Në një thirrje të lëshuar më 18 korrik, kjo agjenci ka kërkuar po ashtu nga qytetarët që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta paraqesin atë në numrat emergjentë.

Numrat emergjentë pa pagesë janë:

Qendra Operative Emergjente: 112

Zjarrfikësit: 193

Policia: 192

Shërbimi Mjekësor Emergjent: 194

Kapacitete të pamjaftueshme zjarrfikësish

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, thotë se menaxhimi dhe parandalimi i përhapjes së zjarreve paraqesin shqetësim për të, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të zjarrfikësve.

Në nivel vendi, sipas tij, janë rreth 800 zjarrfikës – kapacitete këto të pamjaftueshme për t’u përballur me ndonjë katastrofë natyrore apo me vatra të mëdha të zjarreve.

Ai konsideron se në bazë të numrit të përgjithshëm të popullatës, rreth 1.8 milion, Kosovës i nevojiten edhe 400 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në vend nuk iu përgjigj interesimit të REL-it rreth numrit të zjarrfikësve, përkatësisht sa është i mjaftueshëm ai.

Tahir Ahmeti, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë, thotë se zjarrfikësit janë reaguesit e parë në rast të çfarëdo fatkeqësie natyrore dhe, për këtë arsye, rritja e numrit të tyre do të duhej të ishte prioritet për institucionet kompetente.

“Kur jemi te fatkeqësitë natyrore apo zjarret, duhet që çdoherë të jemi të përgatitur, sepse shteti apo institucionet nuk mund t’i parandalojnë fatkeqësitë natyrore, mirëpo duhet të jenë të përgatitura”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Zjarrfikësit në Kosovë punojnë pa sigurime shëndetësore, ndërsa paga e tyre bazë është 520 euro.

Për shkak të temperaturave të larta, në javët e fundit, zjarret në Mesdhe kanë shkaktuar vdekjen e mbi 40 personave.

Në luftë të ashpër me to ka qenë sidomos Greqia, ku dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë.

Për valën ekstreme të të nxehtit në Evropën jugore – në disa vende mbi 44 gradë Celsius – janë fajësuar sidomos ndryshimet klimatike/REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate