Në kuadër të fazës së 33-të të megaoperacionit policor të koduar “Territori i pastër” janë gjetur dhe asgjësuar 773 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.