9/9/2025 4:12:46 AM

Kessie i zhgënjyer me Xavin, pranon që të largohet nga Barcelona

Duhet të lexoni

Barcelona është përpjekur të realizojë një sërë shitjesh këtë verë, pasi kërkon t’i japë vetes hapësirë ??për sa i përket kufirit të pagave.

Megjithatë, “Blaugranët” ende nuk kanë bërë një shitje të vetme që u sjell atyre para këtë verë.

Por, me Franck Kessie , ata më në fund mund të kenë një rrugë për të mbledhur para.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë raportohet se tashmë është gati të pranojë një largim nga Barcelona, ??pasi ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja rreth tij.

Në veçanti, kjo përfshin trajnerin Xavi Hernandez, i cili ishte një nga arsyet kryesore që Kessie iu bashkua Barcelonës në radhë të parë, por tani marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin më të ulët.

Sipas “Relevo”, 26-vjeçari kohët e fundit refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite. Për të edhe Juventusi ka shfaqur interesim, por ai thuhet se dëshiron të presë dhe të shohë nëse Tottenham Hotspur do të lëvizë për të.

Kessie me Barçën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Bazuar në “Transfermakt”, ai vlerësohet në treg me 25 milionë euro.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate