9/8/2025 12:17:18 AM

Çorbë me pasul dhe pulë n’daç me i mbushë britë si BOSS

Duhet të lexoni

Kur flasim për gjanat e mira e t’shijshme, s’mundemi pa i përmend çorbat e gjellërat e ndryshme. Mirëpo, jo çdo recetë arrin me ofru rezultatet dhe me i tejkalu pritshmëritë e shumicës, ama ne jemi siguru me e ba nji gja t’tillë kësaj here, sikurse edhe shumë hera t’tjera. Kështu, nëse veç je ka i shqyrton opsionet se çka me përgatit për drekë a darkë, ne e kemi nji super-recetë për ty edhe jemi t’bindun që po e provove, ke me e përgatitë ma shpesh se sa që mundet me ta marrë mendja.

Ideale për drekë a darkë, çorba e pasulit me mish t’pulës asht e pasun me vlera ushqyese t’bollshme, por asht edhe plot shije. Përzierja e pulës t’copëtume me fasulet, krem-djathin e krem-qumështin dhe erëzat ta krijon nji pjatë t’nxehtë unike e që s’don shumë mund. E nëse don me ta fshi edhe tjerët pjatën deri n’fund, mjafton me i ndjek hapat e maposhtëm.

PËRBËRËSIT:

1 qepë (e imtësuar)

4 thelpinj hudhra (t’imtësuara)

1 spec i gjelbër i djegës (i imtësuar)

1 lugë gjelle vaj ullini

700 gr kofshë pule t’pastrume prej eshnave dhe lëkurës

200 gr pasul t’bardhë t’konservum (i kulluar)

200 gr pasul t’kafët t’konservum (i kulluar)

2 lugë gjelle oregano

1 lugë çaji biber i kuq

1 lugë e mesme kurkumë / shafran

1 lugë çaji hudhër pluhur

1 lugë çaji biber i zi

700 ml supë pule (ujë + 2 kube supë pule)

1 gotë misër i ngrirë

200 gr krem-djathë

1/2 gotë krem-qumësht

HAPI 1:

ÇORBË PASULI ME PULË – HAPI 1, FOTO: BUDGETBYTES

Shto vajin n’tenxhere t’thellë e pastaj shto qepën, specin dhe hudhrat e grira. Kavërdisi ato për 5 minuta.

Shto vajin n’tenxhere t’thellë e pastaj shto qepën, specin dhe hudhrat e grira. Kavërdisi ato për 5 minuta.

- ADVERTISEMENT -

HAPI 2:

ÇORBË PASULI ME PULË – HAPI 2, FOTO: BUDGETBYTES

Shto sipër perimeve t’zuutuna erëzat, pasulat e konservum, kofshët e pulës dhe supën e përgatitun me kubëza supe.

HAPI 3:

ÇORBË PASULI ME PULË – HAPI 3, FOTO: BUDGETBYTES

Zije pasulin me pulë për 30 minuta.

HAPI 4:

ÇORBË PASULI ME PULË – HAPI 4, FOTO: BUDGETBYTES

Largo pulën e imtësoje me piru n’fije t’holla e ktheje prap n’tenxhere bashk me misrin.

HAPI 5:

ÇORBË PASULI ME PULË – HAPI 5, FOTO: BUDGETBYTES

Shto krem djathin, përzije supën mirë e pastaj shto edhe krem-qumështin e zije çorbën për 5 minuta t’tjerë.

HAPI 6:

ÇORBË PASULI ME PULË – HAPI 6, FOTO: BUDGETBYTES

Largo tenxheren prej shporetit pasi t’jetë trashë pak çorba dhe servo.

REZULTATI:

ÇORBË PASULI ME PULË, FOTO: BUDGETBYTES

Servoje çorbën me pak kashkavall dhe magdanoz t’freskët sipër e shoqnoje me tortilla t’pjekuna, bukë ose pitalka t’nxehta, apo edhe me krutonë (copëza buke bajate t’rreshkuna n’furrë).

E mbasi veç jemi tek qorbat plot shije, mos e le pa e provu çorbën me thjerrëza dhe kërpudhaçorbën e pulës me thjerrëza, ose çorbën me perime – e cila asht plotësisht vegjetariane/vegane.

Ndërkaq, masi veç jemi tek recetat me pulë, ne t’rekomandojmë me i përgatitë edhe shnicllet e pulës ose qoftet e pulës; 2 receta këto që kombinohn perfekt me patatet e mbushura me kashkavall, ose me perimet e pjekuna n’furrë. Shijo! /katror.info/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate