8/27/2025 1:11:27 AM

KOSOVARI MASTURBON NË PREZENCË TË DJALIT TË TIJ, DËBOHET NGA ZVICRA PËR 5 VJET

Duhet të lexoni

Gjykata e Lartë Penale e Luganos dënoi me 20 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për 5 vjet një kosovar 48-vjeçar, i cili në periudhën 2018-2020 masturboi në dhomën e ndenjjes së shtëpisë në prani të djalit të tij, i cili në atë kohë ishte nën 16 vjeç, të paktën në tre raste, raporton Laregione.ch, transmeton Klan Kosova.

Gjatë fazës së marrjes në pyetje mëngjesin e sotëm, burri në fakt kishte deklaruar: “Nëse nuk donte të më gjente duke masturbuar, djali duhej të qëndronte në dhomën e tij”.

Por më pas, i pyetur nga gjyqtari, kosovari me banim në Zvicër ka pranuar se një sjellje e tillë nuk është normale, duke u shprehur se i vjen turp për atë që ka bërë.

Por ajo që e bëri të qajë, raporton Laregione, nuk ishte ndjenja e fajit për atë që i shkaktoi të birit, por terrori i dëbimit dhe rikthimit në Kosovë, në vendin e origjinës.

“Dëbimi u urdhërua edhe për shkak se, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Zvicër, nga viti 1999, i pandehuri nuk është integruar fare në shoqërinë tonë. Nuk ka punuar kurrë, ka jetuar vetëm me asistencë sociale, ka grumbulluar borxhe dhe ka bërë një jetë larg vlerave të vendit tonë”. Me pak fjalë, “mënyra dhe zakone të jetës që janë të papranueshme në komunitetin tonë”, u tha në gjykatë.

Kosovari po ashtu u akuzua nga fëmijët se kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre./klankosova

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate