8/25/2025 12:46:14 PM

Memli Krasniqi: 76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot, në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, u dëshmua ajo të cilën PDK thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit, raporton Scanner.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur më drejtimin politik të vendit dhe se kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

“Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6 % të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit. Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2 % janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Rruga e rrezikshme në të cilën kjo Qeveri e ka futur vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë: Papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet jodinjitoze shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale.

78 % e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore.

“Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht. Kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik”, ka përfunduar ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate