8/22/2025 11:56:51 AM

“Duhet të takohemi urgjentisht dhe…”; zbulohet letra që PSG i dërgoi dje Mbappé

Duhet të lexoni

Telenovela” e Kylian Mbappe, e cila nuk do të zgjidhet deri më 31 korrik të paktën, sipas “L’Équipe”, arriti kulmin e saj këtë të premte, pasi PSG shpalli listën e skuadrës për turneun aziatik. Në këtë listë mungonte sulmuesi francez, pra ishte përjashtuar nga ekspedita japoneze. Si klubi, ashtu edhe pronari nga Katari përmbushën urdhrin e tyre fillestar, të zyrtarizuar me anë të një letre më 3 korrik, në të cilën iu përgjigjën dëshirës së futbollistit për të mos rinovuar deri në vitin 2025.

“Kemi më pak se 30 ditë për të vendosur, – niste letra që PSG i dërgoi konkretisht Kylian Mbappé, 19 ditë më parë. – Para së gjithash, është thelbësore të kujtojmë se fryma që diktoi diskutimet tona në pranverën e vitit 2022 ishte gjithmonë t’ju shihnim të vazhdonit te PSG, një familje që ka bërë të pamundurën për karrierën tuaj për kaq shumë vite, ndaj na lejoni ne, në kohën e rënë dakord me ju, t’i përgjigjemi në mënyrë të favorshme një kërkese për transferim”.

Letra, e shkruar me miratimin e Al Khelaïfi, një nga promotorët kryesorë të rinovimit të Mbappe, vazhdon të theksojë mirëbesimin e PSG-së: “Kjo frymë pasqyrohet në të gjitha bisedat tona, të cilat janë zhvilluar gjithmonë me vullnet të mirë ndaj klubit tonë. Në fakt, me këtë frymë u shfaqët më 21 maj 2022 në ‘Parc des Princes’ për të shpallur rinovimin tuaj me një fanellë ku shkruhej ‘2025’, gjë e cila ishte shumë e qartë për të gjithë fansat tanë dhe komunitetin botëror të futbollit”.

“Fakti që me sa duket nënshkroi letrën e tij të mos rinovimit vetëm pak javë pas fillimit të merkatos, nënvizon josinqeritetin e këtij pozicioni”, – shtoi PSG. Klubi, nga ana e tij, thekson në letër se ka pasur takime dhe biseda me Kylian Mbappe për të rinovuar, diçka që lojtari, në një deklaratë të lëshuar në AFP gjatë muajit qershor, e ka mohuar kategorikisht. Divorci është total mes dy palëve dhe tani duhet gjetur një zgjidhje e dobishme për të gjithë.

PSG sheh vetëm dy zgjidhje për këtë çështje: Mbappé mund të shitet këtë verë ose të zgjasë kontratën përtej 30 qershorit 2024, “sikurse u vendos qartë mes nesh, – thotë klubi. – Kjo është mënyra se si të gjithë lojtarët e mëdhenj, si ju, u larguan nga klubet e tyre, duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe, nga ana tjetër, duke ndihmuar klubin që ju ndihmoi dhe mbështeti familjen tuaj, që kur ishit adoleshent.

Është urgjente të takohemi për të përcaktuar së bashku opsionin më të mirë për palët, domethënë: rinovim për sezonin 2024-2025 ose transferim në këtë dritare transferimi. Këto janë opsionet e vetme për të shmangur një paralizë të qëndrueshme të klubit, të shkaktuar nga paraqitjet tuaja të fundit.

Zëvendës drejtori i futbollit profesional do t’ju kontaktojë për të rënë dakord shpejt për këtë takim. Shpresojmë që këto vite të përkushtimit, vullnetit të mirë dhe investimit të paprecedentë tek ju t’ju bëjnë të mendoni për të ardhmen dhe për tifozët e klubit të madh, që ju kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe”, – përfundon klubi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate