Kryeredaktori i portalit Syri.net, Leonard Quku, është shkarkuar papritur nga detyra.
Ai ka bërë edhe një reagim, ku jep disa arsye përse e kanë shkarkuar.
“Vendimi i njëanshëm për shkarkimin tim është marrë nga administratori i Syri.net dhe Syri Tv, Gazmir Spahija, pa motiv, pa paralajmërim dhe pa respektuar ligjin, Kodin e Punës. Ka patur presione, shtrëngime dhe dhunë psikologjike të vazhdueshme nga zotëria në fjalë ndaj meje dhe familjes time. Unë dhe ai e dimë të vërtetën e gjithçkaje. Ça i kujton zotërisë data 29 Maj, ora 17:10?
Pse u sekuestrua kompjuteri im i punës me urgjencë dhe u fshi user-i im i lajmeve? Këto janë të dokumentuara”, shkruan ai.
Pak ditë më parë, qarkulloi një lajm se drejtori i televizionit të familjes Berisha ishte kapur duke bërë seks në ambientet e këtij televizioni, me një punonjëse të televizionit.
Dhe Leonard Quku, e ka zbuluar padashje këtë skandal, duke i kapur gafil ata në zyrë.
Gazeta TemA disponon edhe një email të kësaj ngjarje, ndërkohë që Qukut i është bërë presion të mos flasë dhe pastaj e kanë shkarkuar.