8/6/2025 9:22:26 AM

Oppenheimer apo Barbie, cili po kryeson me fitimet?

Duhet të lexoni

Hollivudi është kthyer në qendrën e botës gjatë kësaj jave me përplasjen rastësore të dy prej prodhimeve më të mëdha filmike të vitit: “Barbie” dhe “Oppenheimer”.

Padurimi për “Barbie”, me regji të Greta Gerwig dhe “Oppenheimer” nga Christopher Nolan ka arritur kulmin në publikimin e tyre më 21 Korrik.

“Oppenheimer” kryeson kritikën deri më tani pasi ka grumbulluar 94% të vlerësimeve pozitive në “Rotten Tomatoes” krahasuar me “Barbie” që është në 89%.

Megjithatë, kjo e fundit mendohet se do kryesojë në fitime pasi parashikimet thonë se do të arrijë të grumbullojë 110 milionë Dollarë, ndërsa Oppenheimer rreth 50, sipas “Forbes”.

E ndërsa një pjesë e fansave janë të ndarë, një tjetër ka preferuar të bëhet pjesë e “Barbenheimer”, pra të shohë të dy filmat në të njëjtën ditë.

Nëse parashikimet janë të sakta, filmi që ‘shpërthen’ nga roza do të ishte i pesti më fitimprurës për këtë vit pas “The Little Mermaid” ($118 milionë), “Guardians Of The Galaxy Vol. 3” ($118.4 milionë), dhe “Spider-Man: Across The Spider-Verse” ($120.5 milionë).

Vendi i parë mbahet nga “The Super Mario Bros Movie” që arriti 146 milionë në javën e debutimit dhe arriti një miliardë vetëm pak ditë më vonë./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate