Një ditë më parë u raportua se dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.
Kjo është ajo që shkatërron sëmundjet e prostatës!Recetë sekrete!
Thuhej se marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur herë pas here nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.
Lidhur me këto lajme, fansat e kanë pyetur fituesin e BB VIP 2 gjatë një live në “Instagram”-in e tij.
I pyetur nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën, e si për ta sqaruar një herë e mirë Luizi tha se nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira.
“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”– tha këngëtari i dashur për publikun.
Kujtojmë se xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” janë ende duke vijuar.